web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pesë shtëpi dhe dy makina/ Suela Zhegu e akuzuar për grabitje dhe mashtrim

29 Maj 2019, 08:58, Aktualitet CNA

Me 17 Qershor 2017, Kuvendi miratoi me 100 vota pro,  dy kundër dhe pesë abstenime, listën me 27 anëtarët e Komisionit të Vettingut.

Një ndër emrat që mori ?ok? e Kuvendit ishte dhe Suela Zhegu, e cila është pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zhegu u zgjodh, pavarësisht se ishte raportuar në media për probleme me ligjin.

Zhegu e cila  është akuzuar nga familjarë të saj për mashtrim po heton gjyqtarët dhe prokurorët.

Ky është një skandal që vetëm në Shqipëri mund të ndodhë. Kësaj situate i shkon përshtat shprehja “hajduti thërret kapeni hajdutin”.

Në redaksinë e CNA.al, një vit më parë mbërriti një denoncim për komisioneren Suela Zhegu.

Kjo e fundit akuzohet nga kunata e saj për mashtrim me dyshimin se ka përfituar pasurinë e vëllait të saj, pasi ai ka humbur jetën.

Kunata, Anida Ademi, ka thënë për CNA.al  se u është  drejtuar organeve gjyqësore që Suela Zhegu (Limka) t?u kthejë paditësve, fëmijëve të mitur të vëllait të saj të ndjerë, pasurinë trashëgimore, të përfituar përmes mashtrimit.

Çështja ka kaluar në Prokurori, por  duket se për shkak të pozicionit që mbart, s?ka prokurorë  që ta marrë përsipër këtë hetim dhe  as gjyqtarë që të japin vendim.

“Tmerrohem  kur shikoj fytyrën e saj që gjykon gjyqtarë të mirë, me eksperiencë por dhe që kanë pasuri, po që të mbash lekët për një kafshatë të dy jetimëve, të nipërve të saj, e bën ajo  që është më e fëlliqura, dhe që të tillë s?ka për të parë rruzulli tokësor?,  është shprehur Anida Ademi

Më herët është raportuar se historitë e mashtrimit me qëllim përfitimi të Suela Zhegut dhe bashkëshortit të saj e nuk përfundojnë këtu, por vijojnë edhe ndaj një kreditori të njohur si ndërtues, si rrjedhojë e moszbatimit të kontratës së huasë, kjo bazuar në Vendimin Nr. 824, date 13.04.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

 CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së saj, sipas të dhënave trë marra nga ILDKPI, përgjatë tre viteve që Zhegu ka bërë deklarimin.

Zhegu deklaron se ka katër apartamente dhe një shtëpi që thotë se e ka trashëgimi,  dy automjete, pasuri të patundshme si tokë ullishte, me sipërfaqe 1875 m2 në  Tiranë

Njëri nga apartamentet dhe pikërisht atë që ka në Durrës, kunata e Zhegur Anida Ademi, ka thënë se i pëket bashkëshortit të saj, pra vëllait të Zhegut. Bëhet fjalë për një apartament banimi me sipërfaqe 75.21 m2 në Durrës, që Zhegu deklaron se e ka blerë në 09.08.2007 në bashkëpronesi me bashkëshortin, në shumën 35 789 euro.

Kunata e saj Amida Ademi, pretendon se Zhegu, pas vdekjes së vëllait, pasurinë dhe paratë e tij i ka kaluar në emër të nënës dhe jo në emër të fëmijëve të vëllait.

Kështu në emër të nënës ajo, sipas Ademit, ka tërhequr të gjitha paratë, që vëllai i saj i ndjerë ka pasur në bankë.

“Kam shkuar në shtëpinë e Suela Zhegut. Jam  ulur në tavolinë në mënyrë njerëzore.  I kam thënë se ku janë lekët e Arjanit (vëllai të Suelës), por ajo përtypej dhe nuk jepte përgjigjje. Vajza e saj i ka thënë, se përse nuk ia jep, janë të tyret. Unë, atëherë i kam thënë, se do t?i drejtohem organeve te drejtësisë. Më pas, ajo ka shkruar një letër duke iu drejtuar fëmijëve,  se halla juaj, do t?ju jap apartamentin  në Durrës.  Ky apartament i takonte  burrit tim, por ajo tha që po e shita do t?ju jap 20.000 lekë. Kam tre vjet dhe asgjë nuk ka ndodhur. Nuk  zgjidhet çështja ime, e cila  ka të bëjë me vjedhje banke, ndërkohë që edhe kjo e fundit ka heshtur?, ka treguar ndër të tjera Anida Ademi në një intervistë për CNA.al, dhënë një vit më parë.

Më poshtë po sjellim, pasurinë deklaruar nga Suelza Zhegu, e cila ndërsa akuzohet për mashtrim, jep vendime për gjyqtarë dhe prokurorë.

Deklarata fillestare 2017

Apartament banimi, sip.85.21m2, Tiranë, blerë me datë 19.03.2004.

Burimi i krijimit: Kursime nga paga dhe shpërblime për periudhën 1996-2017 si dhe te ardhurat e bashkëshortit si arkitekt-projektues-zbatues, aktivitet privat nga 1992 ? 2017.  Vlera 46 865 euro.

Apartament banimi, sip. 64.1 m2,  me vlerë 32 000 euro

Apartamenti banimi me. sip. 75.21 m2 në Durrës që kushton 35 789 euro.

Apartament banimi, sip. 69.27m2, në bashkëpronësi me bashkëshortin, blerë me 19.03.2007, në shumen 30.000 euro. Burimi i  krijimit: Kursime nga paga dhe shpërblime për periudhen 1996-2017 si dhe të ardhurat e bashkëshortit si arkitekt-projektues-zbatues, aktivitet privat nga 1992 ? 2017.

Makinë Ford, prodhim i vitit 2004, blerë në Janar 2005, në shumën 14.800 euro.

Burimi: Kursime të familjes 4800 euro kesh, shlyer me kredi 10.000 euro.

Makinë Toyota, prodhim i vitit 2000, blerë me 31.07.2009. Burimi i krijimit: Kursime nga paga dhe shpërblime për periudhën 1996-2017 si dhe të ardhurat e bashkëshortit si arkitekt-projektues-zbatues, aktivitet privat nga 1992 ? 2017.  Ndërsa vlera me numra thuhet se është 5 500 euro, ndërsa është shkruajtur  shtatë mijë e 500 euro.

Tokë ullishte, me sipërfaqe 1875 m2, Tiranë, sipas certifikatës së pronësisë me nr. pasurie 96/3, datë 22.06.2009, bazuar në kontratën e shitblerjes, çmimi i blerjes është 1000 lek/m2, përkthyer në lekë shkon 1 875 000 lekë.

Llogari  e hapur me datë 23.02.20005, Gjendja me 17.06.2017, 2002 lekë.

Llogari e hapur ne date 19.05.2011, Gjendja me 17.06.2017, 71.57  euro

Kartë krediti në euro, e hapur ne 03.06.2016. Gjendja është 300 euro.

Gjendja e llogarisë në shumën 13 77 euro.

Gjendja e llogarisë në shumën 1 483 087 lekë.

Kredi për pagesen e shkollës private të vajzës. Marrë në gusht 2016. në shumën 500.000 lek. Gjendja e detyrimit me 17.06.2017 është 453.157 Iek.

Kredi në qarkullim 2.900.000 lekë.

Shumë e pashlyer kredie në vlerën 5 000 000 lekë.

Bashkëshorti deklaron, shtëpi banimi e trashëguar nga prindërit, me si 225 m2, me sip.ndërtimi 150m2, Tiranë, e rikonstruktuar në vitin 2000. Shtesat e ndërtuara në proces legalizimi. Burimi i krijimit: Të ardhurat nga shitja e një lokali bar – restorant.  Vlera 6 000 000 lekë.

Apartament banimi me sip. 75.21 m2 në Durrës, blerë në 09.08.2007. në bashkëpronesi me bashkeshorten. Vlera 35 789 euro.

Të ardhura si konsulent dhe ekspert urbanist nga 1 janari deri me 17.06.2017, në shumën 88 000 lekë.

Qira nga apartamenti nga 1 janar deri me 17.06.2017, në shumën 150 000 lekë.

Viti 2017

Të ardhurat nga paga 17.06.2017-  3 1.12.2017, në shumën 1 864 552 lekë.

Gjendja e llogarisë me datë 31 dhjetor 2017, në shumën 1 949 lekë.

Llogari hapur më  date 23.02.20005, gjendja me 31.12.2017 në shumën 1 503 lekë.

Gjendja e llogarisë me 31.12.2017 , në shumën, 2.14 euro.

Të ardhurat e bashkëshortit si ekspert ndërtimi në shumën,  210 000 lekë.

Viti 2018

Të  ardhurat nga paga dhe shperblim neto 1 Janar- 31 Dhjetor 2018 Pagesa per rimbursim pasaporte 7 500 Iekë. Vlera në total 3.536 564 lekë.

Gjendja e llogarisë me datë 31 dhjetor 2018, në shumën 37 214 lekë.

Gjendja e llogarisë me datë 31.12.2018 në shumën 1 008 euro.

Të ardhura nga bashkëshorti në shumën 324 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së bashkëshortit në shumën 303 350 00 lekë./CNA.al

Denoncim/ Anëtarja e Komisionit të Vettingut akuzohet për mashtrim

Skandali me Komisioneren e Vettingut/ Pse hesht PD për Suela Zhegun?





Lajmet e fundit nga