Connect with Us

Skandali me Komisioneren e Vettingut/ Pse hesht PD për Suela Zhegun?

Aktualitet

Skandali me Komisioneren e Vettingut/ Pse hesht PD për Suela Zhegun?

Publikuar

-

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ Yuri Kim dhe Luigi Soreca i shkojnë në zyrë Bashës

Me 17 Qershor 2017, Parlamenti miratoi me 100 vota pro,  dy kundër dhe pesë abstenime, listën me 27 anëtarët e Komisionit të Vettingut.

Një ndër emrat që mori “ok” e Kuvendit ishte dhe Suela Zhegu, e cila është pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zhegu u zgjodh, pavarësisht se ishte raportuar në media për probleme me ligjin.

Zhegu është akuzuar nga familjarë të saj për mashtrim, po pavarësisht kësaj ajo u zgjodh anëtare e KPK –së.

CNA.al i ka publikuar më herët akuzat e ngritura ndaj, por tashmë gjithçka është thelluar.

SUELA ZHEGU

Çështja ka kaluar në Prokurori, por  duket se për shkak të pozicionit që mbart, s’ka prokurorë dhe gjyqtarë ta marrë përsipër këtë hetim.

Ndërsa skandali është thelluar, zgjedhja e saj në KPK ngre dyshime nëse erdhi në sajë të një pazari politik, ia dhe rilindja apo e mori nga PD.

Një fakt është i çuditshëm, pasi PD është bërë mbrojtje për të duke qenë se Zhegu ka lidhje  forta me eksponentë politik të Partisë Demokratike.

Sepse mjaftojnë skandalet e  publikuara për të reaguar.

Opozita del për çdo ditë për çdo gjë në media, por për rastin e Suela Zhegut kanë rënë në gjumë letargjik.

Në vend që ta kryqëzonin, PD nuk flet për Suela Zhegun. Nuk e  përmend në asnjë rast, pasi një nga sekretarët e Lulzim Bashës është “avokat” i saj.  Do të ishte mirë,  nëse PD do të dilte dhe në konferencë shtypi të nxirrte Ivi Kason, për skandalin Zhegu.

LEXO EDHE:  Skandali në “Stop”/ 30 prindër kërkojnë largimin nga shkolla të fëmijës me prapambetje mendore

Denoncimet për Zhegun

Një denoncim i mbërritur më herët  pranë redaksisë së CNA.al, kishte në objektiv anëtaren e Komisionit të Vettingut, Suela Zhegu.

Kjo e fundit akuzohej për mashtrim.

Bëhet fjalë për një akuzë që vjen nga familjarët e Zhegut dhe konkretisht nga kunata saj, përkatësisht nusja e vëllait,  Anita Ademi.

Suela Zhegu, akuzohet nga kunata e saj për mashtrim.

Anëtarja e Komisionit të Vettingut akuzohet se ka përfituar pasurinë e vëllait të saj, pasi ai ka humbur jetën.

Kunata, Anida Ademi, thotë për CNA.al  se  i janë drejtuar organeve gjyqësore që Suela Zhegu (Limka) t’u kthejë paditësve, fëmijëve të mitur të vëllait të saj të ndjerë, pasurinë trashëgimore, të përfituar përmes mashtrimit.

Ademi ka kërkuar nga gjykata që Suela Zhegu (Limka) t’u kthejë dy paditësve, fëmijëve të mitur të vëllait të saj të ndjerë, pasurinë trashëgimore të përfituar përmes mashtrimit si trashëgimtare në kundërshtim me ligjin në  depozitë bankare dhe në pasuri të paluajtshme.

Historitë e mashtrimit me qëllim përfitimi të Suela Zhegut dhe bashkëshortit të saj duket se nuk përfundojnë këtu, por vijojnë edhe ndaj një kreditori të njohur si ndërtues, si rrjedhojë e moszbatimit të kontratës së huasë, kjo bazuar në Vendimin Nr. 824, date 13.04.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë./CNA.al

Denoncim/ Anëtarja e Komisionit të Vettingut akuzohet për mashtrim

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Arrestimi i Llallës/ Juristi shpjegon si veprohet kur i dënuari ka probleme shëndetësore

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Juristi Ledio Braho e konsideroi në një intervistë për Euronews Albania si një vendim domethënës dënimin e ish-kryeprokurorit.

Megjithatë ai u shpreh se suksesi i reformës në drejtësi pritet të matet me dënimin e atyre që janë ende në institucione shtetërore, jo me ish-funksionarët.

Braho sqaroi se vendimi i formës së prerë nga Apeli kërkon që ish-kryeprokurori Llalla të arrestohet.

Avokati i ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë ka ngritur shqetësim për gjendjen shëndetësore të Llallës me shpjegimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se ndodhet në kujdes spitalor.

LEXO EDHE:  Skandali në Gjykatën e Lartë/ A është Xhezair Zaganjori në krye të drejtësisë së munguar

LEXO EDHE:  Inceneratorët/ Pse nuk flet më Basha?



“Gjendja shëndetësore është një nga mekanizmat që mund të përdoret për ta pezulluar ekzekutimin e këtij vendimi. Megjithatë kjo sërish kalon nëpërmjet gjykatës,” u shpreh juristi Braho, i cili nuk komentoi më gjatë duke shtuar se mjetet juridike që do të përdoren i takojnë avokatit të z. Llalla.

Vepra penale për të cilin ish-kryeprokurori u dënua ka dënim maksimal 3 vite burg.

Braho theksoi se është mjaft e vështirë për hetimet të gjenden provat për vërtetimin e veprave penale pas largimit nga funksioni të zyrtarëve./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Elbasan/ Bie nga ballkoni i banesës, humb jetën 6 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një 6 vjeçar, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe ka humbur jetën.



“Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të ish liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, ka tentuar të justifikohet, duke gjetur si alibi, amerikanët.

Në një deklaratë sot për mediat Basha është shprehur se “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.”

Me këtë deklaratë Basha e ka zhytur akoma më shumë veten e tij në “batakun” ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve.

LEXO EDHE:  Skandali tek patentat/ Kush është drejtori Ramës, që dha dorëheqjen

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Bashës: Politika me fatkeqësitë, si makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë vendim që të përjashtohet Berisha nga Grupi Parlamentar.

Çështja është tek vendimet anti-statuore dhe abuzimet e Lulzim Bashës.

Kuvendi do të shqyrtojë abuzimet e skandalet e Lulit, jo vendimet e SHBA, që në fakt nuk janë për përjashtime siç gënjen Luli./CNA.al

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  



Nevoja për Opozitë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

 

LEXO TE PLOTE