web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Më mori në telefon e më tha..."/ Këngëtari rrëfen detajet e bashkëpunimit me Luana Vjollcën

28 Maj 2019, 20:16, Aktualitet CNA

Bukuroshja Luana Vjollca dhe këngëtari shumë i dashur nga Kosova, Ramadan Krasniqi erdhën në një bashkëpunim i cili ka rezultuar shumë i suksesshëm.

Klipi “Sonte” ka grumbulluar mbi 2 milionë klikime në kanalin muzikor Youtube, ku Ramadan Krasniqi e pranon se janë reale.

Ndër të tjera ai ka rrëfyer dhe detajet se si ka ardhur ky bashkëpunim me Luanën.

“Bashkëpunimi erdhi spontanisht. Ato gjëra që bëhen pa plan dalin më të mira. Këngën me Luana Vjollcën e ka realizuar kompozitori Bini. Luana e kishte inçizuar këngën dhe duke folur me ata kishin rënë dakort që kënga duhet të ishte bashkëpunim. Më mori në telefon dhe më tha që kam bërë një këngë, është e përfunduar dhe kemi menduar për ty.

Faleminderit shumë i thashë dhe e lamë që nesër të shkoja të dëgjoja këngën. Shkova, e dëgjova, më pëlqeu melodia, teksti dhe Luana si e kishte kënduar. Mësova tekstin, e inçizova. Pas dy ditëve shkova në Tiranë dhe bëmë klipin.

Çdo gjë ndodhi shumë shpejt, brenda pak ditëve. Rëndësi ka që kënga po pëlqehet, klikimet janë reale. Luana ishte shumë pozitive, më pëlqeu shumë dhe ishte shumë skenike”, u shpreh Dani.





Lajmet e fundit nga