web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Turp për qeverinë”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

29 Maj 2019, 07:10, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot, duke publikuar një video të transformimit të Parkut tek liqeni i Tiranës.

Në video shfaqen pamjet krahasuese dhe përpjekjet në të cilat kaloi ky projekt deri në realizimin e tij, duke sjellë në vëmendje edhe protestën që përfaqësues të opozitës organizuan asokohe.

Por, pas këtij postimi të kreut të qeverisë, qytetarët kanë shpërthyer në komente.

Një qytetar i kujton kryeministrit se nuk mbulohet, krimi dhe kanabisi me fasada dhe me lule.

?Z. Kryeminister kesaj video është dashur t?ia bashkangjitni edhe kanabisin kontrabandat prostitucionin bandat tua papunsin mjerimin anekend shqiperis te jeni me realist herave tjera shqiptarve nuk ju duhen fasadat parqet me lule madje as kendet e lojerave po qe se nuk ju siguroni mirqenje pune siguri …?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan ? Sa leke i kushtoi projekti banoreve te Tiranes?Apo 5500 euro nje pishe!?.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan se këto publike të kreut të qeverisë, janë sa për të tërhequr vëmendjen nga realiteti.

?Ore ne nuk e harrojme si kete si 21 janarin qe nuk u ndeshkua njeri si rrugen e kombit qe nuk u ndeshkua njeri .Por kto video me duket sikur jan ne s?po bejme naj pun hajde ta heqim vemendjen?-shkruan qytetari.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Shqiperia nuk eshte vetem Tirana. Shikoni njerzit ne per fshatra qe skane as rruge dhe as uje jetojne si mos me keq eshte turp per qeverine?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga