Connect with Us

Denoncim/ Anëtarja e Komisionit të Vettingut akuzohet për mashtrim

Aktualitet

Denoncim/ Anëtarja e Komisionit të Vettingut akuzohet për mashtrim

Publikuar

-

Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së CNA.al, ka në objektiv anëtaren e Komisonit të Vettingut, Suela Zhegu.

Kjo e fundit akuzohet për mashtrim.

Bëhet fjalë për një akuzë që vjen nga familjarët e Zhegut dhe konkretisht nga kunata saj, përkatësisht nusja e vëllait,  Anita Ademi.

Suela Zhegu, akuzohet nga kunata e saj për mashtrim.

Anëtarja e Komisionit të Vettingut akuzohet se ka përfituar pasurinë e vëllait të saj, pasi ai ka humbur jetën.

Kunata, Anida Ademi, thotë për CNA.al  se  i janë drejtuar organeve gjyqësore që Suela Zhegu (Limka) t’u kthejë paditësve, fëmijëve të mitur të vëllait të saj të ndjerë, pasurinë trashëgimore, të përfituar përmes mashtrimit.

    ANIDA ADEMI

Denoncimi në CNA.al

“Quhem Anida Ademi kam dy fëmijë të lindur ne Amerikë James H Limka dhe Angelo N Limka. Babai i tyre, Arjanit Limka, vdiq mbasi erdhi në Shqipëri në 2013 –ën, për shitjen e banesës dhe mbas derdhjes së shumës, ku ishte kësti i parë i derdhjes, ndërsa këstin e dytë do ta merrnin më vonë”. Kështu e fillon denoncimin Anida Ademi.

Më pas ajo rrëfen, ngjarjet që janë zhvilluar në Tiranë, kur ajo  ka ardhur për varrimin e bashkëshortit.

“Më 19 qershor kam ardhur në Tiranë për varrimin e burrit Arjanit Limka.  Duke  pasur dijeni se burri im dispononte një shumë parash në bankë, pas disa ditësh u paraqita, për t’i tërhequr.

Vura në dijeni bankën se personi Arjanit Limka kishte vdekur dhe se ka dy fëmijë të lindur në Amerikë, duke i treguar dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që të ndalohej tërheqja e parave nga dikush tjetër. Më thanë se nuk ti merr askush lekët, dhe se unë duhej të merrja avokat”, rrëfen më tej, familjarja e Suela Zhegut.

Ecejaket e saj për trashgiminë e fëmijëve nuk janë ndalur këtu.

“Në vitin 2015, kam ardhur prapë dhe zura avokat. Atëherë mësova se si trashëgimtare ka dalë e ëma e Suelës 80 vjeçe, e cila jetonte me të bijën dhe ishte thënë se Arjanit Limka s’ka fëmijë.  Sipas Suelës, trashëgimtare ishte e ëma, Mynever Hoxha Limka. Ndërkohë ishte bërë komplet tërheqja e parave në bankë”, denoncon Anida Ademi.

LEXO EDHE:  Skandal në Vetting/ A njihen me njëri-tjetrin Fredi dhe Suela?

Më tej ajo ka treguar përballjen që ka pasur me anëtaren e Komisionit të Vettingut Suelza Zhegu.

SUELA ZHEGU

“Kam shkuar në shtëpinë e Suela Zhegut. Jam  ulur në tavolinë në mënyrë njerëzore.  I kam thënë se ku janë lekët e Arjanit, por ajo përtypej dhe nuk jepte përgjigjje. Vajza e saj i ka thënë, se përse nuk ia jep, janë të tyret. Unë, atëherë i kam thënë, se do t’i drejtohem organeve te drejtësisë. Më pas, ajo ka shkruar një letër duke iu drejtuar fëmijëve,  se halla juaj, do t’ju jap apartamentin  në Durrës.  Ky apartament i takonte  burtit tim, por ajo tha që po e shita do t’ju jap 20.000 lekë. Kam tre vjet dhe asgjë nuk ka ndodhur. Nuk  zgjidhet çështja ime, e cila  ka të bëjë me vjedhje banke, ndërkohë që edhe kjo e fundit ka heshtur”, ka treguar ndër të tjera Ademi.

Kjo e fundit shkon edhe më tej, ngre të tjera pikëpyetje dhe dyshime.

“Është e çuditshme që pas derdhjes së lekavë në bankë, shumë pak kohë më pas vdiq bashkëshorti dhe pas kalimit të trashëgimisë tek ema, Mynevere Hoxha, vdes edhe kjo, njësoj si burri im dhe trashëgimtare mbetet vetëm Suela Zhegu.

Dhe tani e kam dërguar çështjen në Prokurori. Shpresoj  të zgjidhet ky problem. Tmerrohem  kur shikoj fytyrën e saj që gjykon gjyqtarë të mirë, me eksperiencë por dhe që kanë pasuri, po që të mbash lekët për një kafshatë të dy jetimëve, të nipërve të saj, e bën ajo  që është më e fëlliqura, dhe që të tillë s’ka për të parë rruzulli tokësor”, denoncon Anida Ademi./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vendimi për ish-prokurorin Llalla/ Klodiana Lala tregon çfarë ndodh nëse nuk gjendet në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Policia kapet në flagrancë duke gënjyer”/ Klodiana Lala kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Ndërkohë dyshohet se Adriatik Llalla nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se se është e paqartë se ku ndodhet dhe se avokati i tij ka deklaruar se ndodhet në regjim spitalor, por nuk e saktësoi nëse ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë.



 “Llalla ka udhëtuar javët e fundit jashtë Shqipërisë, destinacioni i parë është Turqia. Nuk i kemi informacionet nëse ka hyrë më në Shqipëri. Duke qenë se gjykata e ka dënuar me verdikt të formës së prerë, z. Llalla duhet të shkojë pas hekurave, por me sa duket në banesë gjithçka është e mbyllur, asgjë nuk lëviz”, thotë Lala në News 24.

LEXO EDHE:  Përfundon seanca për gjykatësin e apelit të Durrësit/ Çfarë gjeti KPK për Hotin

LEXO EDHE:  Skandal në Vetting/ A njihen me njëri-tjetrin Fredi dhe Suela?

Më tej Lala ka thënë se nëse ai ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm, por nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar.

Gazetarja është shprehur se Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë, i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi.

“Nëse ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm. Oficeri i policisë që ka urdhrin në dorë e prangos dhe e dërgon në paraburgim. Nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar. Por kjo duhet sqaruar. Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi. Qytetarët janë të predispozuar të shohin sa më shumë rezultate të reformës në drejtësi dhe sytë janë tek SPAK”, tha Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arrestimi i Llallës/ Juristi shpjegon si veprohet kur i dënuari ka probleme shëndetësore

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Juristi Ledio Braho e konsideroi në një intervistë për Euronews Albania si një vendim domethënës dënimin e ish-kryeprokurorit.

Megjithatë ai u shpreh se suksesi i reformës në drejtësi pritet të matet me dënimin e atyre që janë ende në institucione shtetërore, jo me ish-funksionarët.

Braho sqaroi se vendimi i formës së prerë nga Apeli kërkon që ish-kryeprokurori Llalla të arrestohet.

Avokati i ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë ka ngritur shqetësim për gjendjen shëndetësore të Llallës me shpjegimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se ndodhet në kujdes spitalor.

LEXO EDHE:  Pas dështimit për karrigen e Prokurorit të Përgjithshëm/ Granit Shahu “peng” në KPK

LEXO EDHE:  Pas dështimit për karrigen e Prokurorit të Përgjithshëm/ Granit Shahu “peng” në KPK



“Gjendja shëndetësore është një nga mekanizmat që mund të përdoret për ta pezulluar ekzekutimin e këtij vendimi. Megjithatë kjo sërish kalon nëpërmjet gjykatës,” u shpreh juristi Braho, i cili nuk komentoi më gjatë duke shtuar se mjetet juridike që do të përdoren i takojnë avokatit të z. Llalla.

Vepra penale për të cilin ish-kryeprokurori u dënua ka dënim maksimal 3 vite burg.

Braho theksoi se është mjaft e vështirë për hetimet të gjenden provat për vërtetimin e veprave penale pas largimit nga funksioni të zyrtarëve./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Elbasan/ Bie nga ballkoni i banesës, humb jetën 6 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një 6 vjeçar, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe ka humbur jetën.



“Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE