VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ilir Meta në kohën që ishte kryetar u LSI, në vitin 2009, ka rënë në kurthin e Prokurorisë.
Meta është kapur duke i kërkuar biznesmenit Kastriot Ismailaj, 200 mijë euro, vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore te vitit 2009.
Ky fakt është mësuar nga organet hetuese, ndërkohë që ishte vënë në përgjim Kastriot Ismailaj, i cili po hetohej për pastrimin e rreth 7 milion eurove.
Gjithçka mësohet se ka qenë e kopsitur në dosjen “978”, e cila kishte mbi 8 mijë faqe me përgjime që nisnin që në vitin 2008, ku ishin të përfshirë gazetarë, botues mediash, politikanë dhe biznesmenë.
Ishte prokurori Gentjan Osmani që me vendimin e datës 27.12.2010, pushoi hetimet për dosjen 978.
Në vendimin për pushimin e hetimeve, përfshihen të gjitha përgjimet, pra çdo bisedë që kishte zhvilluar Kastriot Ismailaj përgjatë një viti, vetëm biseddat dhe SMS -të me Ilir Metën nuk ishin përfshirë.
Dyshohet se prokurori Gentjan Osmani, i kishte zhdukur bisedat e përgjuara Meta -Ismailiaj paraprakisht.
Dosja 978, u rihap pas 5 vitesh, në 2015-ën, por të gjitha përgjimet e traskiptuara dhe disqet tashmë ishin asgjësuar me një vendim gjykate në 27 dhjetor 2010. Me rihapjen e dosjes, përgjimet ku përfshihej edhe Meta nuk u morën në konsideratë si prova për shkak të vendimit për asgjësimin e tyre.
Ndërsa prokurori Gentjan Osmani vijoi punën sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Për më tepër kaloi edhe Vettingun pa i hyrë gjemb në këmbë, plus që u bë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
“Prokurori i Metës” në KPA
Nëse prokurori Gentjan Osmani punon për Ilir Metën, kjo duhej të ishtë verifikuar që në momentin që ka mbyllur hetimet.
Por, edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duket se ka kryer një hetim sa për të thënë rreth Osmanit, të cilin e konfirmoi në detyrë me 9 Gusht 2018.
Trupa gjykuese ekryesuar nga Firdes Shuli, Roland Ilia relator dhe Pamela Qirko anëtare, i thanë “PO”, Gentjan Osmanit për të qëndruar në sistemin e drejtësisë.
Të ketë mungesë informacioni KPK, se çfarë ka ndodhur më herët, me dosjen 978 që Osmani ka pasur në duar, apo pas konfirmimit të tij fshihen pazare të tjera.
Mirëpo, “Osmani i Metës”, tashmë duket se ka ngecur në duart e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas ankimimit të Komisionerit Publik.
Duke u bazuar në vërejtjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) dhe pas një analize të vetën, Komisioneri Publik Darjel Sina apeloi vendimin për konfirmimin në detyrë të Prokurorit të Krimeve të Rënda Gentjan Osmani dhe kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin e tij.
Sipas Sinës një denoncim i ri nga publiku i regjistruar pranë IKP dhe ONM-së mund të ndryshojë vlerësimin për Osmanin edhe në kriterin e pastërtisë së figurës dhe atë të profesionalizmit.
?Gjithashtu pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, protokolluar me nr.*** datë ***.11.2018, nga ana e ONM-së është përcjellë një denoncim nga ana e publikut, i cili bazuar në nenin 53 të ligjit nr.84/2016, ndër të tjera parashtron fakte dhe rrethana të cilat meritojnë vëmendjen e Kolegjit, pasi nga hetimi dhe vlerësimi tërësor i tij, në varësi të rezultateve të hetimit mund të përbëjë shkak për vlerësimin edhe për dy kriteret e tjera, atë të figurës dhe aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit?, thuhet në ankim.
20 mijë euro hua të dyshimta dhe gënjeshtrat për apartamentin
Komisioneri Publik, thotë në ankesën e tij pranë KPA-së, se prokurori Osmani nuk kishte mundur të provonte të kundërtën e gjetjeve të hetimit të KPK-së dhe se argumentet e tij kishin qenë deklarative dhe nuk duhej të ishin marrë parasysh nga KPK.
Sipas Komisionerit Sina, Osmani nuk ka paraqitur asnjë dokument ligjor justifikues, i cili të vërtetojë dhe provojë marrëdhënien e huas, palët apo mënyrën e marrjes dhe shlyerjes së saj për shumën 20 mijë euro.
Për me tepër rezulton se huadhënësi nuk i kishte mundësitë ekonomike.
?Konstatojmë gjithashtu se subjekti, në analizën financiare të paraqitur në përgjigje të rezultateve të hetimit administrativ, ka paraqitur fakte të ndryshme nga çfarë ka deklaruar në deklaratat periodike vjetore?, ka konstatuar Komisioneri Dariel Sina. Sipas këtij të fundit, Osmanit, i mungonin rreth 3 milion lekë për të justifikuar shpenzimet e jetesës, pagesat e huasë, kursimet e mbajtura në bankë dhe në shtëpi dhe këstet e kredisë.
Gjithashtu, Komisioneri Publik ka konstatuar se prokurori Gentjan Osmani nuk kishte justifikuar mjaftueshëm as dhurimin e marrë nga bashkëshortja prej prindërve të 1.5 milion lekëve.
Por,e dhe prindërit e bashkëshortes, sipas KP, nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar dhurimin.
Prokurori Gentjan Osmani nuk ka arritur të jsutifikojë edhe pagesën e një kësti për apartamentin.
Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 700 mijë lekësh në vitin 2009 bazuar në pagesën e një kësti 32.680 mijë euro për apartamentin.
Sipas Komisionerit Publik, Dariel Sina, bazuar në analizën financiare edhe nëse dy shumat e mësipërme merren të mirëqenë, përsëri Osmanit i mungonin burimet e ligjshme për vitet 2005-2013, pasi ai rezultonte me minus 3.760.305 lekë./CNA.al
200 mijë euro për të blerë zgjedhjet/ Si e përdori Meta, Kastriot Ismailajn
Transferta milionëshe nga Afrika e Jugut në Britani/ Kush fshihej pas Kastriot Ismailajt?
Prokurori asgjësoi përgjimet e Ilir Metës/ Gentjan Osmani përfshihet në skandal
Plas skandali/ Ilir Meta bleu zgjedhjet e 2009, zbulohen pazaret e tij
Kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit/ Prokurori Gentjan Osmani nën hetim
Në kuadër të opoeracionit “Pedonalja” policia ka sekuestruar...
Policia ka arrestuar 3 persona në flagrancë pasi janë kapur...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e r...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Prej gati një viti tashmë, “Vettingu”, çka simbolizion edhe ...
Mediat kosovare raportojnë se gjatë aksionit që po zhvillohe...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ...
Dy efektivë dyshohet se kanë mbetur të plagosur, nga një ope...
Lideri i Partisë Liberal-Demokratike (LDP), Çedomir Jovanovi...
Blerjet online do të bëhen më të shtrenjta pasi Drejtoria e ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Kjo javë që sapo ka nisur ka sjellë me vete paqëndrueshmëri,...
DASHI 21. mars – 20. prill Jeta juaj ne çift për fat te keq...
Ka qenë surprizuese ajo çka ka nxjerrë Kujtim Gjuzi, deputet...
Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas shfaqjes së kryebashkia...
Duke marrë shkas nga letrat e njëpasnjëshme, që kryeministri...
Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Avlonës në Greqi.Mës...
Ish deputetja demokrate Albana Vokshi ka folur për krizën po...
Kujtim Gjuzi, deputeti i listës së PD-së dhe kryetar i Parti...
Këngëtarja shqiptare Nora Istrefi është një nga personazhet ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...