E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Në mesin e prokurorëve të Krimeve të Rënda, në listën e procesit të vettingut bën pjesë edhe numri dy i këtij institucioni Gentian Osmani.
Dosja e verifikimit të ligjshmërisë së pasurisë së Osmanit i është bashkuar dosjes së 67 prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilat që vitin e kaluar, janë marrë në dorëzim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Në media është raportuar se pasuria e më pak se gjysmës së 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve ka rezultuar me probleme ligjore, të cilat janë reflektuar në dosje.
Thënë ndryshe, nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit do të konfirmojë gjetjet e konstatuara nga ILDKP, prokurorët dhe gjyqtarët të gjetur me probleme ligjore, do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.
Ende nuk dihet, nëse dosja e prokurorit Osmani, ka rezultuar me probleme ligjore, por referuar deklaratës së pasurisë së tij, pavarësisht çudisë me çmimin e blerjes dhe shitjes së një apartamenti, është i vetmi që ka deklaruar burimin e të ardhurave.
Gentian Osmani, i cili është në verifikim apo më saktë nën hetim pasuror nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është njëri nga prokurorët që po heton ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Në kohën që Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi heqjen e imunitetit të Tahirit, pranë Këshillit të Mandateve, Osmani u sulmua dhe u shënjestrua si i lidhur me ngjarjen e Gërdecit.
Kjo për shkak se babai i tij, Ahmet Osmani, ka qenë zyrtar i kompanisë shtetërore të eksportit të armëve, MEICO, në Ministrinë e Mbrojtjes, në kohën kur shpërtheu Gërdeci.
Çudia me shitjen e shtëpisë
Prokurori Gentjan Osmani ka deklaruar në vitin 2016, një apartament 1+1 me sipërfaqe prej 72 metra, tek Komuna e Parisit me vlerë 67.680 euro, nga e cila ka paguar 63.680 euro.
Sipas tij, diferenca prej 4 mijë euro ka zbritur si penalitet kontraktor për dorëzimin me vonesë të pasurisë.
Me datë 13.10.2016 në Zyrën Vendore te Regjistrimit te Pasurive të Paluajtshme, është bërë rivlerësimi i pasurisë në shumën 80.000 euro.
Të njëjtën pasuri Osmani e ka deklaruar të shitur, por 13 mijë euro më shumë se e ka blerë.
Apartamentin që e ka blerë 63 mijë euro, ku gjysmën e ka ai dhe pjesën tjetër bashkëshortja, gjyqtarja Marinela Osmani, e ka shitur në datën 19.12.2016 në vlerën 80 mijë euro, duke fituar kështu 13 mijë euro.
80 mijë eurot e fituara nga shitja e apartamentit i ka depozituar në bankë.
Gjithashtu ai ka deklaruar një autoveturë mercedez benz 204, viti i prodhimit 2007, me vlerë 900.000 lekë, të cilën e ka deklaruar si pasuri të përkohshme, llogarinë bankare në shumën 353.24 euro.
Sipas tij, burimi i i krijimit të kësaj shume vjen nga një udhëtim i bashkëshortes për një trajnim në programin e organizuar nga International Financë Corporation ?Word Bank Group? në Malajzi.
Gjithashtu ai ka deklaruar kursime në vlerën 1.000.000 lekë, pagën dhe shpërblimet të përfituara nga detyra si prokuror i Krimeve të Rënda, në shumën 1.696.167 lekë, shpërblimin si anëtar i këshillit të Prokurorisë për pjesëmarrje në mbledhje në shumën 76.500 lekë, pagën dhe shpërblimet e bashkëshortes të përfituara nga detyra si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në shumën 1.333.012 lekë./CNA.al









Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pak para se të nis...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e jasht...
Sikurse ishte paralajmëruar ka nisur rreth orës 16.00, në sa...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e rad...
Shirat e vazhdueshëm kanë krijuar probleme të shumta në një ...
Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij në konferencë...
LSI është në ditët e saj më të këqija. Hemoragjia që po pëso...
Partia Demokratike ka publikuar një video, në të cilen shfaq...
Presidenti Ilir Meta njoftoi ka autorizuar Ministrin e Jasht...
Pak ditë më parë dhe konkretisht me datë 17 mars 2018, CNA.a...
Kryedemokrati Basha ka publikuar sot të dhëna në lidhje me f...
Korsia e biçikletave në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, një...
Ish-kryeministri Berisha vijon akuzat në drejtim të kryemini...
Një modele ruse ka thyer shtyllën kurrizore pasi është hedhu...
Së bashku me të ftuarit e tjerë në emisionin “To Night”, ku ...
Gjekë Çelaj, njëri nga denoncuesit e skandalit të pronave në...
Pasi presidenti Meta i dha plotfuqishmërinë ministrit Bushat...
Pas prishjes së koalicionit mes Lëvizjes Socialiste për Inte...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...