web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Të vrasin natën e të qajnë ditën”/ Drejtori i festivalit iu përgjigjet atyre që "kryqëzuan" Jonida Maliqin

18 Maj 2019, 14:15, Aktualitet CNA

Sonte është nata finale e festivalit Eurovizion ku pritet të performojnë 26 shtete dhe të shpallet fituesi.

Në këtë natë do të këndojë Jonida Maliqi këngën ?Ktheju Tokës?. Por para se ajo të kalonte në finale u komentua shumë në media një nga intervistat e saj pasi nuk mundi të fliste dhe aq mirë anglishten.

Në një intervistë për Panorama Plus , drejtori i Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, Martin Leka ka treguar pse besoi te ky produksion muzikor, qëndrimin e tij ndaj kontestimeve në rrjetet sociale, dhe pritshmëritë që ka sot për Jonida Maliqin në natën finale.

?Skeptikëve dhe kujtdo tjetër, edhe dashakeqëve më të paskrupullt e mosbesues(ata që që në festitvalin e Këngës nuk besuan tek kënga), po u kujtoj e paralelizoj rastin në fjalë me rastin e Festivalit të 50-të, ku fituese ishte Rona Nishliu. Edhe atëherë, në prapaskenë kam ndjerë ?persekutimin? e ?masakrimin? kolektiv, por që në fund, rezultati dihet.

Është pothuaj e njëjta situatë. Një ditë para se të dilte në finale, filloi harbimi kolektiv portalo-fake, pse këngëtarja harron një fjalë anglisht?! Kryqëzata mori fund menjëherë sapo doli në finale dhe filloi kameleonizmi kolektiv: kush të gjente fjalët më të bukura për Maliqin! Kaq e thjeshtë është historia jonë: të lajnë e të thajnë, të vrasin natën e të qajnë ditën, për fat të keq!?,- është shprehur Leka.

Përsa i përket mbrëmjes sotme ai është shprehur se fakti që jemi në finale mes vendeve më të mira tregon shumë.





Lajmet e fundit nga