web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat e forta të Vasilit/ Farsë zgjedhore, si u falsifikua dokumenti

18 Maj 2019, 12:01, Aktualitet CNA

Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar sot për mediat lidhur me falsifikimin, sipas tij, që është bërë  lidhur me mandatin e deputetit Andi Përmeti.

Sekretai për çështjet zgjedhore në PD, Ilvi Kaso, e publikoi i pari falsifikimin e dokumentin që sipas tij është i falsifikuar, sipas të cilit Përmeti ka 6 muaj që është në Parlament.

?Kjo qeveri për të justifikuar farsën e zgjedhjeve kanë arritur në falsifikime të tilla të turpshme. Jemi në këtë komunikim për të denoncuar pa u tërhequr manipulimin dhe mashtrimin e madh publik për skenarin e zgjedhjeve. Ka arritur në dimensoione të tilla, që i çjerrin maskën qeverisë. Ka arritur në skandale të tilla që qeveria është turpi i këtij pushteti. Një kandidat për deputet që kërkon të mbështets një parti,Bindjen Demokratike, Andi Permeti me 25 prill e ka bërë betimin. Raportohet nga Kuvendi i përdhunuar deklaroi sikur ka 6 muaj si deputet i Shqipërisë kur ka më pak se 4 javë. Një turp të tillë fiksojeni mirë në mendje. I deklaruar si i pavaruar tani na përfaqëson një parti që lindi në furrikun e Ramës. Edhe sot Kryeministri  nuk ka hezituar të flas për zgjedhjet e paprekshme, ja me kto zgjedhje me  këtë deputet.? tha Vasili ndër të tjera./ CNA.al





Lajmet e fundit nga