web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Jam me fat"/Jonida Maliqi emocionohet nga surpriza e moderatorit në qytetin e Vlorës

18 Maj 2019, 12:10, Aktualitet CNA

Pak orë para finales së Eurovision ku Jonida Maliqi do të këndojë e dyta me këngën “Ktheju Tokes”, miku i saj, gazetari Ermal Peci ka surprizuar këngëtaren ku mbrëmjen e djeshme, qyteti i Vlorës ka organizuar një koncert në qëndër të qytetit dhe Ermali dhe i gjithë publiku kanë treguar mbështetjen e madhe për Jonidën për mbrëmjen e sotme.

?Përshendetje Europë! 12 pikët e Vlorës shkojnë për Shqipërinë dhe Jonida Maliqin?, thotë Ermali në sekondat e para të videos duke intepretuar kështu momentin e rëndësishëm të vlerësimeve në ?Eurovision?.

Kjo video ka emocionuar Jonidën e cila e ka shpërndarë në ?Instagramin? e saj duke shprehur mirënjohjen për publikun shqiptar që e ka mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.

?Nuk e di? jam me fat qe kam prane nje mik si ti @ermal.peci e qe me ben te perjetoj nje emocion kaq te madh pikerisht sot ne kete dite kaq te rendesishme jo vetem per mua por per te gjithe ne qe kemi Shqiponjen ne zemer. Te dua fort! Mirenjohje per cdo drite te ndezur qe ndez driten e shpirtit tim sa here ngjitem ne skene?, ka shkruar ajo.

 





Lajmet e fundit nga