web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurori me pasuri të dyshimtë/ Nën hetim nga Krimet e Rënda për korrupsion

18 Maj 2019, 11:05, Aktualitet CNA

Gjyqtarët dhe prokurorët, po i nxjerr jashtë loje nga sistemi, pasuritë që kanë vënë në vite.

Me nisjen e procesit të Vettingut, CNA.al, ka kaluar në filtër pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar procesit apo që pritet t’i nënshtrohen.

Prokurori i Shkodrës Arben Smaçi, vetëm me një pagë, rezulton të ketë blerë apartament 50 000 euro. Ai e justifikon këtë blerje, me argumentin se i ka dërguar para vëllai nga Anglia, por edhe djali i hallës që i ka dërguar 904 euro.

Sipas asaj që ka deklaruar, bazuar në të dhënat e Open Spending Albania , në vitin 2015, kur ka blerë apartamentin, vëllai rezulton t’i ketë sjellë, 6 545 euro për katër muaj.

Gjithashtu, ai thotë se ka marrë 20 000 euro hua, por që duhet t’i lajë brenda katër viteve.

Thënë më qartë ai duhet të paguajë 5 000 euro në vit. Me një pagë, vetëm prokurori Smaçi e di se si i paguan, në një kohë, kur edhe për shkollimin e vajzës harxhon 2 595 euro.

Përtej të gjithave, prokurori Smaçi, rezulton të jetë edhe edhe nën hetim nga Krimet e Rënda. Vitin e kaluar, Apeli i Krimeve të Rënda urdhëroi hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion ndaj tre prokurorëve të Shkodrës, mes tyre edhe Arben Smaçi .

Vendimi datës 4 Qershor 2018 ishte marrë pas ankesës së shtetasve Ndoc e Simon Molla të cilët edhe më parë kishin kërkuar në Prokurorinë e përgjithshme hetimin e ish kreut të Bushatit Zef Hila dhe prokurorëve.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë deklaruar prej prokurorit, Arben Smaçi.

Viti 2010 (Deklarata fillestare)

Depozitë me afat 2 vjeçar, 200 000 lekë.

Depozitë me afat 2 vjeçar, të krijuara nga puna e vëllait si emigrant në Greqi, dërguar dorazi në shumën 525 380 lekë.

Depozitë me afat 2 vjeçar, të krijuara nga puna e vëllait si emigrant në Greqi, dërguar dorazi në shumën, 2 349 lekë.

Gjendje cash në llogarinë rrjedhëse, 383 lekë.

Të ardhura nga paga, 85 000 lekë.

Të ardhura nga bursa mujore, për dy vjet nga Shkolla e Magjistraturës, 42 500 lekë.

Të ardhura nga puna si jurist në Bashkinë e Peshkopisë, në vitet 2007-2008, në shumën 24 000 lekë.

Viti 2010

Paga si prokuror në Durrës, 85 000 lekë.

Viti 2011

Depozitë bankare, 5 900 lekë.

Depozitë bankare, 350 000 lekë.

Depozitë bankare, 227 999 lekë.

Paga si prokuror në Durrës, në shumën 1 033 742 lekë.

Viti 2012

Depozitë bankare, 300 000 lekë.

Interesa nga depozita bankare, 25 843 lekë.

Të ardhura të përfituara nga paga, dieta dhe shpërblime, 1 008 102 lekë.

Dieta nga seminari i organizuar në Poloni, 290 euro.

Viti 2013

Depozitë bankare, me afat 2 vjeçar, 1 031 290 lekë.

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime, në shumën 887 887 lekë.

Viti 2014

Depozitë bankare me afat nje vjeçar, krijuar nga paga e punës së Prokuror, në shumën  500 000 lekë.

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime, në shumën 1 320 219 lekë.

Viti 2015

Blerje apartamenti me sipërfaqe, 123.3 m2, që ka kushtuar 50 000 euro.

Kjo pasuri është blerë mbi bazën e të ardhurave nga paga, kursimet dhe interesat bankare si  dhe të ardhurat e sjella nga vëllai në Angli, përfshirë edhe huanë e marrë prej 20 000 euro. Kjo shumë është shlyer e gjitha në vitin 2015.

Me datë 18.05.2015 ka tërhequr nga depozita bankare, shumën 3 061 779 lekë em arsyetimin për të paguar blerjen e apartamentit.

Po për të njëjtën arsye, në datat 09.02.2015 dhe me 08.05.2015, ka tërhequr shumat, 350 000 lekë dhe 298 000 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 386 168 lekë.

Të ardhura të sjella nga vëllai në Angli në shumën, 402 301 lekë.

Me datë 15.03.2015, vëllai i ka sjellë, 1 078 euro.

Me datë 29.04.2015 , vëllai i ka sjellë,1 616 euro.

Me datë 13.05.2015, vëllai i ka sjellë, 1 597 euro.

Me datë 08.06.2015, vëllai i ka sjellë, 2 254 euro.

Me datë 08.02.2015, djali i hallës i cili jeton në Angli i ka dërguar, 904 euro.

Hua, në shumën 20 000 euro, me afat 4 vite, me këste shlyerje 5 000 euro në vit.

Shlyerja e kontratës së apartamentit në shumën 28 720 euro.

Viti 2016

Pagesë për shkollën e vajzës, në kolegjin turk, 2595 euro.

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime në shumën, 1 183 136 lekë.

Të ardhura të sjella nga vëllai në Angli, 1 279 013 lekë.

Over draft 200 000 lekë.CNA.al

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga