Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Kompania e vëllait të kryebashkiakut të Mallakastrës përfitoi një kontratë të majme për ndërtimin e ujësjellësit për furnizimin me ujë të dy fshatrave, gjatë kohës që Agron Kapllanaj drejtonte ish-komunën Qendër Mallakastër, një prokurim që ngre shqetësime për konflikt të mundshëm interesi.
Nga Besar Likmeta
Në zgjedhjet vendore të vitit 2015, Agron Kapllanaj fitoi garën në bashkinë Mallakastër si përfaqësues i Partisë Demokratike ? pjesë e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet me 54.9% të votave.
Kapllanaj i ka rrënjët në botën e biznesit dhe përpara se të zgjidhej kryetar i bashkisë Mallakastër ? e zgjeruar në vitin 2015 si rrjedhojë e reformës administrativo-territoriale, ai kishte shërbyer për dy mandate si kryetar i komunës Qendër Mallakastër.
Në gusht 2012, komuna Qendër Mallakastër hapi një procedurë prokurimi për ndërtimin e ujësjellësit nga depoja e Qafës së Kashit deri në fshatin Lapulec, investim që synonte të furnizonte me ujë fshatrat Lapulec dhe Lofkend të kësaj njësie administrative vendore.
Në tender morën pjesë 5 kompani dhe fitues u shpall shoqëria ?Shkëlqimi 07? sh.p.k ? një kompani ndërtimi e drejtuar nga vëllai i kryebashkiaku të Mallakastrës, Agron Kapllanaj dhe ku ky i fundit kishte punuar si drejtor administrativ në vitet 2000-2006.
Të dhënat që dalin nga deklaratat periodike të interesave private të kryetarit të bashkisë Mallakastër të depozituar nga ILDKPKI ? ngrenë shqetësimin për një konflikt të mundshëm interesi, i cili duhet të ishte deklaruar dhe mbikëqyrur nga Inspektoriati.
Kapllanaj dhe ILDKPKI nuk iu përgjigjën një kërkese për koment nga BIRN, për hapat e ndërmarrë për shmangien e konfliktit të interesi në kontratën për ndërtimin e ujësjellësit.
Megjithatë, një kopje e kontratës, e siguruar nga BIRN nëpërmjet një kërkese për të drejtë informimi, tregon se ish-kreu i komunës Qendër Mallakastër ? tani kryebashkiak, nuk e ka firmosur me dorën e tij kontratën me kompaninë ?Shkëlqimi 07,? por ka autorizuar punonjësin më të vjetër të komunës në shkallë hierarkike nëpërmjet një urdhri të brendshëm.
?Unë Agron Kapllanaj, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor? vendos zëvendësimin tim si Titullarit të Autoritetit Kontraktor në procesin e prokurimit me objekt : Ndërtimi Ujësjellësit Depo Qafa e Kashit ? Lapulec,? shkruhet në urdhrin e brendshëm të ish-kryetarit të komunës Qendër Mallakstër, që mban datën 5 gusht 2012.
Tenderi për ujësjellësin
Projekti për ndërtimin e ujësjellësit nga Qafa e Kashit në Lapulec është një projektet i përzgjedhur nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve në vitin 2012, por financimi i këtij projekti ka vazhduar për disa vite.
Projekti ka pasur një fond limit pa TVSH prej 73.5 milionë lekësh dhe në tender kanë marrë pjesë 5 kompani ndërtimi. Kompania me ofertën më të ulët financiare ka qenë Sardo Sh.p.k, e cila ka ofruar vlerën 53.98 milionë lekë pa TVSH për realizimin e projektit.
Megjithatë, ky operator u skualifikua nga autoriteti kontraktor ? komuna Qendër Mallakastër, me argumentin se nuk përmbushte kriteret e tenderit, për arsye se nuk arriti të paraqesë kontratë të ngjashme sipas kërkesave në dokumentet e tenderit, certifikatën ISO 9001, si dhe stafin inxhiniero-teknik dhe mjetet domosdoshme për realizimin e kontratës.
Nëpërmjet një njoftimi në Buletinin e Prokurim Publik me datë 12 gusht 2012, komuna Qendër Mallakastër njoftoi kompaninë ?Shkëlqimi 07? Sh.p.k si fituese të tenderit, duke e klasifikuar ofertën e saj me vlerën 64 milionë lekë pa TVSH si ofertën më të ulët nga 4 kompanitë e mbetura në garë.
Me datë 24 gusht 2012, komuna Qendër Mallakastër nënshkroi kontratën me vlerë 79.8 milionë lekë, përfshirë dhe TVSH-në, me kompaninë Shkëlqimi 07. Kjo kontratë është firmosur nga Xhevit Sinaj, P/Z i Tatim Taksave në komunë, me autorizimin ish-kryetarit Agron Kapllanaj.
Sipas regjistrit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKB, kompania Shkëlqimi 07 Sh.p.k është në pronësi të Shkëlqim Kapllanaj, vëllait të kryebashkiakut Agron Kapllanaj. Në deklaratën e tij të interesave private para fillimit të detyrës, Agron Kapllanaj deklaron se nga viti 2000 deri në vitin 2006, ka punuar si drejtor i administratës për kompaninë Shkëlqimi 07.
Në kurrikulimin e tij jetësor të publikuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2015, Kapllanaj shpjegon se ishte përfshirë në botën e biznesit pas kthimit nga emigracioni në Itali.
?Në vitin 1991 merr rrugën e emigrimit për një jetë më të mirë, duke çarë Adriatikun me fuçi, të cilët media italiane i quajti ?Luanët e Detit?,? shkruhet në CV e kryebashkiakut.
?Në vitin 1993 kthehet nga Italia dhe së bashku me vëllezërit e tij vendos të krijojë një biznes, të cilin e ka drejtuar me sukses gjatë gjithë këtyre viteve duke e çuar në nivelet më të larta dhe punësuar në të afro 100 punonjës,? shton CV-ja.
?Biznesmeni? i varfër?
Sipas të dhënave të administruara nga ILDKPKI, në deklaratën përpara fillimit të detyrës në vitin 2007, Kapllanaj deklaron një pasuri familjare prej 2.6 milionë lekësh. Ndërkohë në vitin 2017, pasuria e tij kap një vlerë prej 3.2 milionë lekësh, duke regjistruar një rritje të lehtë vjetore gjatë 10 viteve të deklarimit.
Pasuria e subjektit në fund të vitit 2017 përbëhet nga 2.4 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe 798 mijë lekë likuiditete bankare. Pasuria e paluajtshme përbëhet nga një apartament me sipërfaqe 57 m2 me vlerë 400 mijë lekë si dhe një shtesë apartamenti me sipërfaqe 47 m2 dhe vlerë 2 milionë lekë.
Nga viti 2007 deri në vitin 2017, kryebashkiaku Kapllanaj ka deklaruar të ardhura familjare në vlerë 18.55 milionë lekë, nga të cilat gati 10 milionë lekë ose 53 % vijnë nga paga për shkak të funksionit, 6.3 milionë lekë nga paga e bashkëshortes dhe pjesa tjetër nga pjesëmarrja në borde.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik-logjik i subjektit në 11 vite deklarimi rezultoi pa probleme.
Përveç kontrollit aritmetik-logjik, BIRN bëri dhe skanimin cilësor të deklaratave të subjektit. Nga ky kontroll rezulton se subjekti deklaratën periodike/vjetore 2008, subjekti ka deklaruar të ardhurat e krijuara nga bashkëshortja në firmën ?Shkëlqimi shpk? për periudhën 2000-2009 në shumën 3,78 milionë lekë, ndërkohë që këto të ardhura duhet të ishin deklaruar në deklaratën para fillimit të detyrës në vitin 2007.
Edhe pse kryebashkiaku i Mallakastrës prezantohet në CV-në e publikuar gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore si një biznesmen i suksesshëm, ky sukses nuk është reflektuar në deklarimet e tij të pasurisë pranë Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit.
Deklarata para fillimit të detyrës
Deklarata e pasurisë për vitin 2007
Deklarata e pasurisë për vitin 2008
Deklarata e pasurisë për vitin 2009
Deklarata e pasurisë për vitin 2010
Deklarata e pasurisë për vitin 2011
Deklarata e pasurisë për vitin 2012
Deklarata e pasurisë për vitin 2013
Deklarata e pasurisë për vitin 2014
Deklarata e pasurisë për vitin 2015
Deklarata e pasurisë për vitin 2016
Deklarata e pasurisë për vitin 2017
Alban Skënderaj së bashku me partneren e tij Miriam Cani dhe...
Mbrëmjen e sotme ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu ...
Yjet më të famshëm të botës kanë shkëlqyer në eventin më të ...
Reperja Rina Balaj ka qenë gjithnjë e përfolur nëpër media p...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një video...
Nga Kreshnik Spahiu -“Enver, si do e zgjidhim çështjen e Kos...
Një gjykatë në Podgoricë, shpalli fajtorë dhe i dënoi më gji...
Ajo u bë e njohur në një program talentshow si “Ethet” për t...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 22.9 ton kripë tr...
Për një familje mesatare, jetesa në Shqipëri është e vështir...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, foli rreth protestë...
Disa shkencëtarë kanë arritur të shpikin metodën më të re pë...
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë dhe një italian, ...
Deputeti Nimet Musaj i cili u bë pjesë e Parlamentit si pjes...
President Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria mbështesë përp...
Ish-miss Universe, Olivia Culpo është përfolur shumë rreth j...
Denoncoj veprime jodemokratike, arbitrare dhe jo transparent...
Pasi nxorri trendin më të ri të xhinseve të grisura vetëm në...
Ish deputeti Klevis Balliu, i cili u arrestua para tre ditës...
Sot pasdite gjykata e Tiranës mori masën “detyrim paraqiteje...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...