web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Metoda më e re për të kontrrolluar varësinë ndaj drogës/ Shkencëtarët në dilemë

9 Maj 2019, 16:42, Aktualitet CNA

Disa shkencëtarë kanë arritur të shpikin metodën më të re për të kontrrolluar varësinë ndaj drogës tek vartësit.

Në spitalin e Ruijin në Shangai është bërë për herë të parë procedura e stimulimit të thelllë të trurit. Mjekët futën në kafkën e pacientit dy elektroda dhe një bateri në zemër për të eleminuar varësinë që ai kishte ndaj drogës.

Trajtimi eksperimental më parë është përdorur në rastin e pacientëve me sëmundjen e Parkinsonit. Sipas Yan, pacienti që iu nënshtrua eksperimentit, makineria kontrollon lumturinë tuaj, zemërimin, pikëllimin dhe gëzimin.

“Momenti i shpimit ishte më i tmerrshmi,”-tha pacienti. Më shumë se 6 muaj pas operacionet, ai tha se nuk është me i varur nga droga dhe ka shtuar 9 kg. Përpjekjet në perëndim për të ecur përpara me metodën DPS për varësinë ndaj drogës janë ndërprerë për shkak të pikëpyetjeve shkencore.

Por Kina vazhdon që ta përdore dhe eksperimentojë si metodë. Në gjithë botën ekzistojnë 8 studime të regjistruara të DBS për varësinë e drogës sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA. Gjashtë prej tyre janë në Kinë.

Disa shkencëtarë besojnë se eksperimente të tilla njerëzore për varësinë e drogës nuk duhet të lejohen. Sipas tyre metoda nuk trajton faktorët kompleksë biologjikë, socialë dhe psikologjikë që nxisin varësinë.





Lajmet e fundit nga