Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Për një familje mesatare, jetesa në Shqipëri është e vështirë, madje kthehet në mbijetesë për shkak të të ardhurave të pakta dhe shpenzimeve të larta. Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare, rreth 63% e tyre sigurojnë të ardhura nga 0 deri në 50 mijë lekë në muaj (80% e tyre kanë më shumë se 3 anëtarë) sipas të dhënave nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë në një kampion prej më shumë se 1200 njësish familjare, të shpërndara në të gjithë vendin.
Rezultatet e Vrojtimit treguan se 10% e familjeve shqiptare janë në kufijtë e varfërisë pasi të ardhurat mujore janë deri në 170 mijë lekë në muaj dhe familjet kanë më shumë se 1 anëtar.
Pjesa dërrmuese e njësive familjare, 53% e tyre kanë të ardhura 17 mijë deri në 50 mijë lekë në muaj, ndërsa numri i familjeve që marrin më shumë se kaq bie në mënyrë të ndjeshme në nivelin e sipërm të të ardhurave.
Në një tjetër vrojtim, atë të Anketës së Buxhetit të Familjeve të INSTAT, në vitin 2017, shpenzimet mesatare mujore për konsum të Njësive ekonomike familjare, të përbëra mesatarisht nga 3,7 persona, janë 73.400 lekë, ku 44% e tyre shkojnë për ushqime. Pra shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata marrin, kjo për 63% të familjeve shqiptare.
Vetëm 1% e familjeve kanë të ardhura mbi 200,000 lekë/muaj
Sipas rezultateve të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, 28% e familjeve kanë të ardhura mujore nga 50 mijë deri në 100,000 lekë, ndërsa 8% e familjeve të anketuara kanë të ardhura nga 100,000-200,000 lekë në muaj.
Vetëm 1% e familjeve kanë raportuar të ardhura mbi 200,000 lekë në muaj.
Rezultatet e vrojtimit tregojnë se burimi kryesor i të ardhurave në familjet shqiptare është pensioni dhe vetëpunësimi.
30% e tyre kanë deklaruar se burimi i të ardhurave mujore është pensioni, 26% e familjeve deklarojnë se i kanë të ardhurat nga vetëpunësimi, 24% e tyre deklaruan se të ardhurat vijnë nga punësimi në privat dhe 11% nga sektori shtetëror.
Një numër më i madh familjesh sigurojnë të ardhura nga emigracioni. Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2018, rreth 6% e familjeve siguruan të ardhurat nga remitancat, nga 5% që ishin në 6-mujorin e parë të vitit.
Vetëm 1% e familjeve kanë burim tjetër të ardhurash që kryesisht vinë nga qiratë dhe interesat.
Të dhënat e tjera të INSTAT e Eurostat tregojnë se të ardhurat e familjeve shqiptare janë aq të ulëta saqë në pjesën më të madhe mjaftojnë vetëm për t?u ushqyer e për të kryer pagesat bazë të detyrueshme, si ujë, drita etj. Sipas Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime, përbënin 31% të Prodhimit e Brendshëm Bruto (GDP- që mat prodhimin e ekonomisë në një vit, apo dhe të ardhurat që sigurohen nga puna dhe pronat) për Shqipërinë, më e larta në Europë. Në Kosovë, treguesi është pak më i ulët se në Shqipëri, në 29.2%% të GDP-së.
Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian, shpenzimet për ushqime në raport me atë që prodhon ekonomia në një vit janë shumë më të larta. Për mesataren e BE-së, ky tregues është vetëm 6% e GDP-së, ku më i larti është në Rumani, me 15.8% të GDP-së dhe më i ulëti në Irlandë dhe Luksemburg me 2.7 dhe 2.6% të PBB-së.
Edhe në raport me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës e përdorin pjesën më të madhe të parave që kanë në dispozicion për t?u ushqyer. Për Serbinë, ky tregues është 15.6% e GDP-së dhe më i larti është për Bosnjën dhe Malin e Zi me përkatësisht rreth 23-24% e GDP-së . Për vendet kandidate dhe potenciale kandidate (pa përfshirë Kosovën dhe Turqinë), mesatarja është 19.7%./Monitor
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, foli rreth protestë...
Disa shkencëtarë kanë arritur të shpikin metodën më të re pë...
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë dhe një italian, ...
Deputeti Nimet Musaj i cili u bë pjesë e Parlamentit si pjes...
President Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria mbështesë përp...
Ish-miss Universe, Olivia Culpo është përfolur shumë rreth j...
Denoncoj veprime jodemokratike, arbitrare dhe jo transparent...
Pasi nxorri trendin më të ri të xhinseve të grisura vetëm në...
Ish deputeti Klevis Balliu, i cili u arrestua para tre ditës...
Sot pasdite gjykata e Tiranës mori masën “detyrim paraqiteje...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili u ...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste(PAA), Agron Duka, pë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Peqinit ditën e ...
Ditën e djeshme Dukesha dhe Duka e Suxess prezantuan për her...
Fabian Topollaj, një prej themeluesve të “Bindjes Demokrati...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një takim me qytetarë...
Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një simptomë problem...
Fabian Topollaj, një prej themeluesve të partisë më të re në...
Arrestimi i reperes shqiptare, Loredana Zefi ,prej dy ditësh...
Moderatorja e emisionit “E diell” Fjoralba Ponari pas shumë ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...