Sekuestrohen 21 kg hashash/ Prangosen 5 persona
Policia e Durrësit ka sekuestruar 21 kg kanabis në formë çok...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal për të identifikuar zyrtarët përgjegjës për stokun e ilaçeve të skaduara në QSUT, i cili kap një vlerë prej miliona euro.
Praktikat e tenderimeve të barnave të blera për farmacinë qendrore të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, QSUT, gjatë viteve 2012-2018, që prodhuan një stok me barna të skaduara me vlerë miliona euro, janë duke u hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Një burim nga organi i akuzës pohoi për BIRN se hetimi është përqendruar në identifikimin e personave përgjegjës, të cilët dyshohet të ketë shkaktuar një dëm financiar që sipas organit të akuzës, nga verifikimet e deri tanishme përllogaritet në vlerën e rreth 7 milionë eurove.
Sipas këtij burimi, hetimi ka përfshirë zyrtarët që kanë lejuar apo blerë medikamente në sasi të mëdha pranë aftatit të skadencës dhe ata që nuk i kanë përdorur para skadimit këto barna si edhe sasi të tjera të dhuruara të cilat kanë shkuar dëm pa jua dhënë pacientëve.
?Jemi duke hetuar se cilët janë zyrtarët e QSUT-së, të cilët kanë kryer blerjen e ilaçeve afër datës së skadencës,? tha prokurori. ?Nga verifikimet e deritanishme dyshohet që vlera e medikamenteve të skaduara të arrijë shumën 7 milionë eurove,? shtoi ai.
Ky hetim i Prokurorisë ka ardhur pas një referimi të kryer nga Policia e Shtetit, e cila është bazuar në një investigimi të kryer nga BIRN i publikuar nw shtator 2018.
Investigimi i BIRN, i cili bazohej nw qindra faqe dokumente, zbardhte faktin se në farmacinë qendrore të QSUT-së ishte krijuar një stok me qindra mijëra medikamente mjekësore të skaduara, ndërkohë që pacientët përballeshin me mungesën e barnave ose detyrosheshin t?i blinin kundrejt çmimeve të larta në farmacitë private.
Sipas të dhënat që BIRN, rreth 93 për qind e ilaçeve në farmacinë qendrore në Maj 2018 ishin të skaduara dhe vetëm 7 për qind e tyre ishin ende të përdorshme për pacientët. Barnat e skaduara ishin akumuluar gjatë viteve 2012-2018 dhe sipas të dhënave të analizuara nga BIRN, kapin një kosto totale kontabël prej 481.8 milionë lekësh [rreth 3.9 milionë euro].
Në një reagim mbi stokun e ilaçeve të skaduara në 2 Nëntor 2018, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i cilësoi akuzat si shpifje.
?Ilaçi më i mirë, i paskadueshëm, përballë shpifjeve janë faktet dhe shifrat,? deklaroi ajo ?Një nga punët e bëra në katër vitet që drejtova Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, ishte që i dhamë fund praktikës së blerjes së barnave në prag skadence, e bashkë me të, edhe pazarit që bëhej në kurriz të jetës së qytetarëve,? shtoi ajo.
Stoku i madh i ilaçeve të skaduara në farmacinë qendrore të QSUT është konsideruar një problem serioz edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH që në raportet e auditit për vitet 2014 dhe 2015, konstatonte se kishin shkuar dëm tonelata medikamentesh të tenderuara apo të dhuruara në Qendrën Spitalore Universitare. Për këtë situatë KLSH fajësonte keqmenaxhimin dhe praktikën e tenderimit të medikamenteve në prag të datës së tyre të skadencës.
Pjesa më e madhe e barnave të çuara dëm në farmacinë qendrore të QSUT-së trajtonin sëmundje mjaft të përhapura në Shqipëri, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, ato psiqike apo antibiotikë për trajtimin e një sërë infeksionesh bakteriale. Rreth 60 për qind e tyre rezultojnë të jenë blerë në vitet 2011-2013 dhe kanë dalë jashtë përdorimit në vitet 2014 dhe 2015. Pjesa tjetër rezulton të ketë skaduar gjatë viteve 2016-2018.
Në raportin e auditimit të publikuar në mars 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentonte faktin se situata në vitet 2014-2015 paraqitej tejet e rënduar me rreth 520 mijë medikamente të skaduara. Thuajse gjysma e sasisë, sipas KLSH-së ishin tenderuar me paratë e buxhetit të shtetit në vitet 2011-2013, ndërkohë që pjesa tjetër ishin donacione të kushtueshme, të cilat sistemi kishte dështuar t?i shpërndante në kohën e duhur te pacientët.
Kjo situatë ka vazhduar të jetë e njëjtë edhe për vitet në vazhdim. Nga një listë me 1200 lloje medikamentesh që gjenden në farmacinë qendrore, vetëm 315 produkte ishin të konsumueshme me afat skadence pas datës 9 maj 2018. Ndërkohë që në vitet 2014-2015, dëmi i shkaktuar nga ilaçet e skaduara ishte 172.7 milionë lekë, në vitin 2018 kjo shifër arriti në 447 milionë lekë.
Në raportet e saj, KLSH fajëson për situatën mungesën e një analize të plotë në QSUT për shkaqet që çuan në këtë situatë dhe përgjegjësitë direkte të zyrtarëve dhe nëpunësve që lejuan dhe mundësuan praktikat e këtyre tenderimeve dhe të atyre që nuk i shpërndanë barnat tek para afatit të skadencës./Edmond Hoxhaj-Birn
Policia e Durrësit ka sekuestruar 21 kg kanabis në formë çok...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka folur mbrëmj...
Nga 6 muaj dhe në disa raste deri në një vit Tatimet nuk kan...
Dy persona, përkatësisht babë dhe bir kanë rënë në prangat e...
Në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit për të dr...
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, n...
Moderatorja Albana Osmani prej kohësh është e angazhuar me f...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka hedhu...
Tirana renditet e 175-a nga 231 qytete kryesore në botë, për...
14 persona kanë rënë në pranga, pas një operacioni “blic” të...
Bukuroshja e ekranit, Almeda Abazi duket se është në ditët e...
Anika dëgjon gjyshen dhe Pinkin duke u zënë për diçka. Gjysh...
Xhenet dhe Melisa shkojnë të ndalojnë Arzun. Selim i sheh ba...
Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Oh...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj rreth tre ditë më parë...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi ka ndo...
Vranësirat e dendura do të jenë dominante deri në orët e pas...
DASHI 21. mars – 20. prill Nëse kohet e fundit keni pasur v...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...