web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat zbarkojnë në Shkodër/ 14 të arrestuar

14 Mars 2019, 08:02, Aktualitet CNA

14 persona kanë rënë në pranga, pas një operacioni ?blic? të zhvilluar në Shkodër.Mësohet se në operacion kanë marrë pjesë Dhjetëra forca policie të mbërritur nga Tirana.

14 personat e arrestuar nga forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja, prej kohesh dyshohet se ushtronin veprimtarinë e paligjshme te dhënies apo marrjes se fajdeve tek qytetaret.

Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhërata e ndalimit është 16, ndërkohë që ky numër pritet që të shtohet. Forcat e policisë nga Tirana kane zbarkuar në Shkodër qe në orën 4:00 te mëngjesit të sotëm duke nisur menjëherë aksionin blic.

Forcat e policisë janë shpërndarë ne pika të ndryshme në qytet duke berë edhe arrestimet. Ky aksion vazhdon ende në qytetin e Shkodrës, ndersa pritet që hetimet të shkojne edhe me tej.

Fajdet janë kthyer ne një shqetësim ne Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro 2 muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre.

Në vazhdim pritet qe policia te jape me shume detaje rreth ketij operacioni me emrat e të arrestuarve./CNA.al





Lajmet e fundit nga