LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Almeda Abazi në pritjen e ëmbël/ Zbulohet detaji që prisnin të gjithë

14 Mars 2019, 08:10, Aktualitet CNA
Almeda Abazi në pritjen e ëmbël/ Zbulohet detaji që prisnin

Bukuroshja e ekranit, Almeda Abazi duket se është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

Almeda nuk publikon shpesh rreth shtatzënisë, por më në fund ka vendosur të zbulojë datën e lindjes së të voglit.

Si fillim ajo ka publikuar një video ku duket qartë barku i rrumbullakosur që është rritur shumë.

Më pas ka ndarë me të gjithë një foto ku shfaqet informacioni i saktë i vijueshmërisë së shtatzënisë. Almeda është në javën e 32-të pritjes së ëmbël që ndryshe shpjegohet si hyrja në muajin e 8-të të shtatzënisë.

Pra pritja është drejt fundit dhe foshnja do të vijë shumë shpejt në jetë.

Ky do të jetë fëmija i parë për Almedën dhe Tolgahan, të cilët janë martuar prej më shumë se 1 viti dhe jetojnë të lumtur në Stamboll.

Lajmet e fundit nga