LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Rama, tek Berisha dhe Basha/ Nuk kursehet Dashamir Shehi  

14 Mars 2019, 09:06, Aktualitet CNA
Nga Rama, tek Berisha dhe Basha/ Nuk kursehet Dashamir Shehi  

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, nuk kursen kritikat në drejtim të klasës politike shqiptare.

I ftuar në emsionin ?Arena?, Dashamir Shehi tha se kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha rrënuan demokracinë, me kodin zgjedhor që miratuan.

Ndërsa për kreun e PD-së, Lulzim Basha, Shehi theksoi se nëse nuk bën disa hapa të guximshëm përpara ka shumë pak hapësirë politike.

?Basha pas çadrës e ka kuptuar se nëse nuk bën disa hapa të guximshëm përpara ka shumë pak hapësirë politike. Dhe unë e gjykoj se ka bërë një hap të madh për të ndryshuar sistemin, dalja e tij bashkë me ne nga parlamenti është hapi më i madh, sepse parlamenti është pjesë e sistemit. Duke anatemuar këtë situatë, duke dhënë hapësirë për një rrugë tjetër, ka bërë një hap të madh.

Ky është hap i madh, sepse deri më dje nuk e ka bërë asnjë. Basha e ka artikuluar, ka ardhur koha që të ndryshojmë kodin zgjedhor, sepse demokracia buron me zgjedhjet.

Ne, e kemi kuptuar se me këtë kod zgjedhor të deformuar, të bërë në emër të kryetarëve të partisë që ishin, Edi Rama, Berisha, e rrënuan demokracinë shqiptare. Këtu nuk janë bërë më zgjedhje, këtu janë zgjedhur kryetarët e partive. U bënë 10 vjet që qytetarët nuk zgjedhin më, votojnë një listë partie që është e mbyllur, që e merr vesh natën e fundit.?-tha Dashamir Shehi./CNA.al

Lajmet e fundit nga