Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Lulzim Basha, gati dy javë më parë mori vendimin për djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike, mandate të cilat ishin siguruar pas zgjedhjeve të qershorit 2017. Zgjedhje të cilat erdhen pas marrëveshjes së Lulzim Bashës me Edi Ramën.
Ato u zhvilluan në një klimë të qetë politike dhe për herë të parë në historinë e demokracisë shqiptare, nuk patën asnjë kontestim nga Partia Demokratike. Në asnjë qendër numërimi, në asnjë qendër votimi dhe në asnjë KZAZ apo shpallje rezultati, por as tek rezultati final i KQZ-së i votuar 7 me 0 dhe as te Kolegji Zgjedhor nuk pati asnjë kontestim.
Pra, edhe pse zgjedhjet i kishte bërë me marrëveshje dhe në fakt në ato zgjedhje luftoi kundër LSI-së dhe jo kundër Edi Ramës, pas dy vitesh u detyrua të digjte mandatet, pasi i kërkohej shpesh nga qytetarët.
Në fakt një nga emrat kryesorë që ka kërkuar djegien e mandateve ka qënë deputetja Rudina Hajdari, vajza e tribunit të demokracisë Azem Hajdari.
Ajo gjatë protestave të studentëve në dhjetor tha se PD-ja mund të djegë mandatet dhe të bashkohet me studentët. Por, kjo nuk ndodhi. Në atë kohë, për më tepër Rudina Hajdari u sulmua ashpër.
Shpesh herë Lulzim Basha thoshte se mandatet nuk digjen pasi ai ishte një lider europian dhe kjo do të ishte një rrugë pa krye. Por, nuk kaluan dy muaj dhe Lulzim Basha urdhëroi djegien e mandateve. Të gjithë bërtitën ?Urra? dhe tani po sulmojnë Rudinën.
Por, çudia ka ndodhur sot, si një vrasje e dytë ndaj Azem Hajdarit.
Në një dalje televizive, Gert Bogdani, ish-kreu i FRPD-së, aktualisht Sekretar i Marrëdhënieve me jashtë në PD. Një emër që përpara se të zhvillonte aktivitetin politik me Partinë Demokratike dhe me Forumin Rinor, ka qënë pjesë aktive e Forumit Rinor Eurosocialist dhe Partisë Socialiste.
I futur në PD si një prurje e Lulzim Bashës, Gert Bogdani, me një të kaluar të errët me socialistët, sot tha Live në A2CNN, se Rudina Hajdari, nëse nuk e dorëzon mandatin, do të përjashtohej nga PD-ja.
Vajza e Tribunit të Demokracisë, e vendosur në listë nga Lulzim Basha me argumentin se mjaftonte kontributi i të atit të saj dhe emri i tij që Rudina të ishte pjesë e listës së PD-së. Dhe si një vajzë e studiuar në SHBA e nderonte listën e PD-së.
Në fakt në atë listë ishte edhe Gert Bogdani, i cili nuk u zgjodh kurrë deputet, pasi Tirana shkoi tek 11 deputetë dhe jo tek i 12-ti, që ishte Gert Bogdani.
Rudina Hajdari do të përjashtohet nga PD-ja, në rast se nuk e dorëzon mandatin, ashtu siç u përjashtua i ati i saj në vitin ?94-?95 nga Sali Berisha, në atë kohë president.
Sot përjashtohet Rudina pse nuk pranon të dorëzojë mandatin, sepse kështu thotë Lulzim Basha. E në fakt ajo kishte kërkuar të dorëzonte mandatin kur studentët ishin në rrugë, kur studentët ishin në protestë, kur studentët kishin një kauzë të drejtë, e cila në fakt u fik nga uji që i hodhi Lulzim Basha.
Sot, paralajmërojnë dhe urdhërojnë nga ekranet televizive, Luli dhe sejmenët e tij, se Rudina do të përjashtohet nga PD-ja. A thua se po i ?digjet? kujt barku se po e përjashton Luli.
A thua se ka nevojë më shumë Rudina për Lulin apo Luli për Rudinën ?
Basha dhe të tijtë duhet të kuptojnë se përjashtimi sot nga PD-ja, nuk është se tremb apo i lë kosto dikujt.
Përkundrazi, ato janë akte qesharak, por tregon sesi është katandisur PD-ja.Që një protestë ku marrin pjesë enversitët dhe nipi i Nexhmijes në krah të Lulzim Bashës. Ata të cilët Azem Hajdari i rrëzoi në dhjetor të ?90-ës, sot bashkohen për të përjashtuar Rudina Hajdarin, vajzën e Azem Hajdarit.
Kjo në fakt është një vrasje e dytë e Azemit, ashtu sikundër e përjashtuan atë rreth 25 vite më parë, sot po përjashtojnë vajzën e tij. Pse? Thjeshtë dhe vetëm sepse ajo tha që mandatet duhej të dorëzoheshin kur studentët ishin në protestë dhe jo të bëheshin aventura politike, të cilat kërkoheshin nga Lulzim Basha dhe kundërshtoheshin ashpër nga partnerët euroatlantikë.
Prandaj, sot Luli ndihet keq. Të tijtë ndihen të mërzitur, sepse ashtu si babai i saj 25 vite më parë, Rudina nuk po pyet Lulzim Bashën për vendimet e tij të çmendura që po e çojnë PD-në në një rrugë pa krye, por po sillet si një qytetare dhe po kërcënohet nga Gert Bogdani e kompani, megjithëse ajo është përtej oqeanit në SHBA. Kërcënimi është kaq banal dhe kaq qesharak, siç është përjashtimi nga PD-ja.
Në fakt nuk kanë çarë t’i bëjnë tjetër, as Rudinës dhe as dikujt tjetër. Si ajo ka listat pasardhëse që pritet të marrin mandatet e deputetëve.
Sot po ndodh një rrjedhje e madhe, nga listat e përgatitura me firmën dhe vulën e Lulzim Bashës dhe Rudina nuk është vetëm. Ashtu si ajo janë edhe shtatë apo tetë deputetë të tjerë, të cilët nuk donin t’i dorëzonin mandatet dhe kanë debatuar ashpër me Lulzim Bashën në mbledhjen e grupit parlamentar. Disa prej tyre kanë qënë sekretarë dhe drejtues në PD.
Më tej pritet që edhe shumë emra të tjerë në listat pritëse ti bashkohen Rudinës dhe Murrizit në parlament. Mesa duket vrasja e dytë e Azem Hajdarit me përjashtimin e vajzës së tij, nuk ka për të qënë gjë tjetër, veçse një njollë e zezë në historinë e drejtimit të PD-së, nga Lulzim Basha./CNA.al
Hajdari shkon pas Murrizit?/ Basha, gati ndëshkimin
Grupi i ri parlamentar i opozitës/ Zbulohen ?tradhëtarët? e Bashës
Nga Shkodra Lulzim Basha ka përsëritur akuzat ndaj mazhoranc...
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur tek Kri...
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi është njohur me...
Prej rreth dy javësh, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim...
Gjykata e Durrësit ka lënë burg Ndue Zefin, i cili të dielën...
Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar me tone të ...
Eurodeputetit Knut Fleckenstein edhe njëherë ka ripërsëritur...
Ajo që përflitej prej kohësh duket se tashmë është fakt. Top...
Në disa rajone të Venezuelës, Kolumbisë, Perusë, Bolivisë dh...
Një mesazh tronditës ka mbërritur në adresë të ish-Kryeminis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot nga detyra pro...
Hulumtuesit që vëzhguan gjumin e mijëra burrave dhe grave, s...
Deklaratat e deputetëve të Parlamentit Evropian kanë ngjallu...
Debatet janë normale në një çift, por nëse ai merr hapin e p...
Anëtari i kryesisë së LSI -së Petrit Vasili ka lëshuar akzua...
Gert Bogdani, sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë...
Kemi përjetuar shumë “vdekje” në jetën tonë. Kemi humbur miq...
Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme, ku një i moshuar ...
Ekziston një lidhje e veçantë midis prindit dhe fëmijës, por...
Eurodeputeti Knut Fleckenstein tha se sot se ishte i zhgënj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...