Connect with Us

Kuvendi i PD/ Pallati i Kongreseve nxjerr zbuluar Lulzim Bashën

Aktualitet

Kuvendi i PD/ Pallati i Kongreseve nxjerr zbuluar Lulzim Bashën

Publikuar

-

Partia Demokratike po zhvillon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ku do të zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Ambjenti i zgjedhur është Pallati i Kongreseve, salla e madhe prej 2100 vendesh. Duke qënë se zhvillohet edhe festivali i këngës në RTSH, një pjesë e karrigeve janë hequr për t’ju përshtatur festivalit.

Pra, në sallë aktualisht ka 1700 vende. Por si do të zhvillojë, PD-ja këtë Kuvend dhe ta quajë atë legal, kur vetëm për t’u plotësuar korumi duhen minimumi 3500 + 1 delegatë të pranishëm në të.

Ndërkohë që nga pamjet e sallës duket qartë, janë 1700 vendet e plota, plus disa persona në këmbë,  ndërsa jashtë nuk duket të qëndrojë kush.

Ku janë 3501 personat që duhen për korumin e këtij Kuvendi për të nxjerrë një Këshill Kombëtar legjitim. Pra edhe një herë me shumë se sa janë në sallë.

Lulzim Basha nuk po bën gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm po çertifikon Republikën e tij të re dhe duket qartë se demokratët e kanë bojkotuar Kuvendin e tij Kombëtar dhe duket qartë se edhe njërëzit me mandat nuk kanë shkuar të votojnë.

LEXO EDHE:  Takim Basha-Thaçi/ Ndihma për Kosovën do të jetë e plotë, pa rënë në paternalizëm

Kujtojmë këtu se, Pallati i Kongreseve u projektua dhe u ndërtua në vitet 80- të si simbol i ideologjisë komuniste dhe shprehje e fuqisë së regjimit totalitar. Konstruksioni i ndërtesës është frymëzuar nga ndërtesa tradicionale e Gjirokastrës,  Beratit dhe kulla e veriut të Shqipërisë.

Pamja e jashtme e tij është ruajtur mjaft mirë gjatë këtyre viteve duke qëndruar  në harmoni me Muzeun Arkeologjik, Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” dhe ndërtesat e tjera përreth.

Pallati  i Kongreseve është 70 metra i gjatë dhe 18-23 metra i lartë. Salla kryesore ka një kapacitet prej 2100 vendesh. Gjatë regjimit komunist partia në fuqi organizonte këtu kongreset e saj. Pallati ka dhe 3 salla më të vogla me kapacitet prej 150, 280 dhe 300 vendesh,  të dizenjuara si ambiente pune  për takime, mbledhje, forume apo ngjarje të tjera si këto. Sot , pallati përdoret për  konferenca, festivale, panaire tregtare, ceremoni, koncerte dhe ngjarje të tjera./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Iu kërkoj votën sepse…”/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Publikuar

-

Nga

"Iu kërkoj votën sepse..."/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Plarent Aleksi është kandidati i pavarur për qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi, Aleksi u ka kërkuar qytetarëve të  këtij qarku t’i besojnë votën, kundër aleancës së krimit, ashtu siç ai cilëson PD,PS dhe LSI.

Kandidati i pavarur Plarent Aleksi beson se ai është njeriu i duhur për të përfaqësuar vendin e tij me argumentin se ka studiuar në Perëndim dhe ka një jetë të pastër dhe pa rekorde kriminale.

Un jam Plarent Aleksi, Doktor në Shkenca Sociale dhe Filozofi: Kandidat për Deputet në Qarkun BERAT ( Kuçovë + Urë Vajgurore + Berat + Çorovodë) ju flas drejt dhe sinqerisht, ju kërkoj votën sepse vetëm kështu mund të përfundoj betejën që kam filluar kundër aleancës së krimit (PD+PS+LSI).

Un jam kandidati juaj më i mirë në Qarkun e Beratit nëse kërkoni një kandidat të shkolluar në Perëndim, pa CV kriminale, Atdhetar dhe me vullnet të fortë për të luftuar hajdutërinë në politikë. Un jam i sinqertë, mos u besoni më atyre që shkojnë pas politikës së Korruptuar në Shqipëri”, shkruan Plarent Aleksi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas motorin në rrugën e Kavajës/ Në gjendje të rëndë 21-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Makina përplas motorin në rrugën e Kavajës/ Në gjendje të rëndë 21-vjeçari

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se një automjet ka përplasur rëndë një 21 vjeçar me motor pranë rrugës së Kavajës.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 16:05, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtuese shtetasen S. M., ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues R. Ç., 21 vjeç. Si pasojë është demtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  “Rindërtimi i shkollës në Pezë Helmës”/ PD nxjerr zbuluar Veliajn: “EU4Schools” nuk e ka në listë

LEXO EDHE:  Meta i përgjigjet Bashës me Petrit Vasilin: Eshtë tejkaluar plani i dorëheqjeve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fëmijët janë e ardhmja jonë!”/ Basha nxjerr videon, përcjell mesazhin e veçantë

Publikuar

-

Nga

“Fëmijët janë e ardhmja jonë!”/ Basha nxjerr videon, përcjell mesazhin e veçantë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh të veçantë, me në fokus jane fëmijët.

Krahas videos ai shkruan se fëmijët janë e ardhmja e vendit dhe për ta duhet sjellë shpresa e ndryshimi.

“Fëmijët janë e ardhmja jonë! Për ta duhet të sjellim shpresën që u nevojitet dhe ndryshimin për të cilin kemi nevojë të gjithë!”, shkruan Basha.

LEXO EDHE:  “Rindërtimi i shkollës në Pezë Helmës”/ PD nxjerr zbuluar Veliajn: “EU4Schools” nuk e ka në listë

LEXO EDHE:  Pse dështoi mosbindja civile?!

LEXO TE PLOTE