web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat/ Deputeti i LSI: Premtimet pa buxhet janë mashtrime

15 Dhjetor 2018, 11:36, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili,ka reaguar sërish për protestën e studentëve duke e krahasuar atë me një protest të ngjashme që po zhvillohet në Kolumbi.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se studentët kolumbian janë duke protestuar për thuajse të njëjtat kërkesa si ato të studentëve në Shqipëri, por me ndrsyshimin e vetëm se atje shpenzohet plot 16% e buxhtetit për arsimin në ndryshim nga 3.32% që shpenzohet në vendin tonë.

?Studentet e universiteteve publike ne Kolumbi jane ne greve per kerkesa te ngjashme me ato qe mijra djemve e vajzave studente,qe jane ngritur ne Shqiperi.

Presidenti i Kolumbise firmosi nje shtese ne buxhet prej 1.42 miliard dollaresh.

Kolumbia shpenzon per arsimin 16% te buxhetit, nga 3.32% qe shpenzon shkollepaku ne Shqiperi.?-shkruan ai.

Sipas deputetit të LSI-së, kur qeveritë janë kundër dijes siç ndodh në vendin tonë shohin sukses vetëm në vjedhje dhe  para të pista.

?Kur qeverite jane kunder dijes,te mbushura me injorance dhe qe e shohin suksesin tek parate e pista dhe droga atehere ndodh si ne Shqiperi kur paturpesisht rrezohen nga Rama dhe deputetet pa identitet te tij amendamentet e studenteve per disa shtesa ne buxhet per arsimin e larte dhe per permirsimin e kushteve ç’njerezore te jeteses se studenteve.?-shprehet Vasili.

Në fund të shkrimit të tij, Petrit Vasili thekson se çdo premtim pa buxhet e financim është mashtrim

?Cdo premtim pa buxhet eshte mashtrim.

Cdo premtim pa financim eshte betem hedhje hi syve studenteve.?-mbyll postimin në rrjetet sociale ai./CAN.al





Lajmet e fundit nga