web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mega operacioni i Policisë nuk u dekonspirua/ Artan Hoxha tregon arsyet

23 Tetor 2018, 19:02, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka hedhur poshtë zërat, që flasin se mega operacioni Volvo 4 është dekonspiruar.

Duke folur nga studio e emisionit ?Provokacija?, Hoxha ka treguar arsyet që vërtetojnë, se aksioni nuk është dekonspiruar.

Sipas tij, policia nuk ishte nisur për të arrestuar Klemend Balilin, ndërsa përsa i përket Lulzim Berishës, nuk kishin as mandat kontrolli dhe as mandat arresti.

?Ka patur një përpjekje që gjatë kohës kur po merreshin vesh kush po arrestohej për të thënë se informacioni qe dekonspiruar. Për tre ditë mediat nuk kanë pasur dijeni deri në deklaratën e policisë. U quajt dekonspirim se nuk është arrestuar Lul Berisha dhe Balili. Për Berishën nuk pasur as mandat arresti dhe as urdhër gjykate për kontroll, ndërsa për Balilin ka pasur urdhër arresti. Policia ka shkuar në fshatin Stjar për të kapur një person që quhet Petro Kuçi, i cili kishte lidhje me grupin e Shijakut dhe meqe kanë shkuar kanë kontrolluar banesën e Balilit dhe ndërtesat e tjera, por nuk është gjetur gjë?, tha Hoxha. /CNA.al





Lajmet e fundit nga