web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet lokale/ Zbulohen emrat e kandidatëve të Bashës për Bashkinë Korçë

23 Tetor 2018, 17:04, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka filluar punën për zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm, ndonëse shpesh herë nga eksponentë të saj thuhet se PD nuk do të hyjë në zgjedhje me Ramën Kryeministër.

CNA.al ka zbuluar se tri emrat kandidatë përballë Sotiraq  Filos janë Sorina Koti, pedagode në Universitetin e Korçës, Ledina Aliolli, pedagoge e ish-deputete e PD-së dhe Devis Osmani, sekretar i PD-së në Korçë dhe janë propozuar nga baza e PD-së gjatë procesit të zgjedhjeve në struktura.

Tre emrat e propozuar nga Basha në çdo formë dhe mënyrë që të luftojnë përballë kryebashkiakut aktual, Sotiraq Filo janë të dështuar.

Ky rezultat ka dalë nga një sondazh konfidencial në dijeni të të cilit është edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Referuar sondazhit kandidatët e Bashës nuk shkojnë më shumë se 25-30% e votave të korçarëve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga