web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha zbulon arsyet pse laboratori i heroinës u ndërtua në Has

23 Tetor 2018, 18:53, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin ?Provokacja? të Mustafa Nanos, në abc News ka folur për arrestimete bujshme të fundjavës.

Hoxha ka vlerësuar punën e policisë, por ndër të tjera ka thënë se në operacionin e RENEA-s ka pasur një tendencë fryrjeje nga ana e autoriteteve.

Më tej gazetari ka zbuluar arsyet pse laboratori i heroinës u zbulua në Has, në një kohë kur kishte lidhje me grupin e Shijakut.

?Ky grup është shumë i rëndësishëm dhe për këtë kanë qenë të interesuar gjermanët. Ata të Hasit punonin me ata të Shijakut. Laboratori i heroinës u ndërtua në Has për disa arsye. Sepse në atë zonë ka pak mbulim policor dhe sepse është më afër me kufirin e Kosovës.

Në këtë zonë duke qenë se nuk është shumë e banueshme fytyrat e reja nuk bëjnë përshtypje sepse në këtë zonë ka shumë njerëz të rinj që htjnë dhe dalin sepse merren me tregti makinash?,- u shpreh Hoxha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga