web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha nuk kursehet/ Këto janë 303 mashtrimet e Ramës

23 Tetor 2018, 18:20, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët, lidhur me operacionet e fundit në 12 qarqe të vendit që çuan në arrestimin e 27 personave.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha ka shkruar se Rama mashtroi përmes zëdhënësit të tij, drejtorit të Policisë, Ardi Veliut, tha se ishin bërë 303 arrestime.

?Sot vet Geron Veliu tha se bosi kryesor i heroines, Admir Hoxha është larguar ne drejtim te paditur. Ne njoftimet e meparshme u tha nga narkopolicia se me kete rrjet ishte i përfshirë edhe Lul Berisha me detyre kalimin e droges nga porti i Durresit drejt Europes?, shkruan Berisha më tej në postimin e tij.

Postimi i plotë

303 genjeshtrat taze te Kallam Deshtakut!

Te dashur miq, sot Kallam Deshtaku mashtroi 303 here shqiptaret kur me zedhenesin e tij Geron Veliu deklaroi:

1- jane bere keto dite 300 arrestime, nderkohe harroi se ky numer dje u tha prej tij 26 arrestime?????

2- Nuk ka patur dekonspirim, pra rrjedhje te informacoinit. Paçka se, sipas vet komunikates se djeshme te policise, nga 44 urdher arreste vetem 26 u ekzekutuan, te tjeret jane ne kerkim.

3- Sot vet Geron Veliu tha se bosi kryesor i heroines, Admir Hoxha eshte larguar ne drejtim te paditur. Ne njoftimet e meparshme u tha nga narkopolicia se me kete rrjet ishte i perfshire edhe Lul Berisha me detyre kalimin e droges nga porti i Durresit drejt Europes.

Por rezullton se per Lul Berishen, megjithese i perfshire ne transportin e droges, flet arresti nuk eshte leshuar.

Ketij i thone informacion me 303 bukvale taze te Kallam Deshtakut. Sb/ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga