“Nuk duhet të jem aty”/ Berisha: Prania ime dëmton fibrën më të fuqishme të protestës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan, ka kritikuar bojkotin e Parlamentit të Europës nga përfaqësuesit e opozitës.
Në një intervistë për Abcneës, Kukan është shprehur se sado të rënda të jenë akuzat e opozitës ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duhej të zgjidheshin në Shqipëri.
Më tej europdeputeti ka shtuar, se veprimi i opozitës, nuk ishte një strategji e mirë.
“Ne morëm disa të dhëna, sipas të cilave, kolegët tanë të partisë demokratike kanë evidentuar disa probleme lidhur me bashkëdrejtuesin e seancës, Taulant Balla. Ata erdhën në takim dhe bënë një deklaratë për këtë. Ato që ata evidentojnë janë akuza shumë serioze. Dhe ata vazhdojnë të thonë që marrin gjithnjë e më shumë informacione lidhur me ato që ata i quajnë ? aktivitete kriminale? të Taulant Ballës.
Por nuk mendoj, se ishte korrekte që të braktisej salla. Sado serioze të jenë gjërat, unë mendoj se kjo çështje duhet zgjidhur në Shqipëri, në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo të tentohet të zgjidhet në Parlamentin Europian. Në këtë kuptim, vendimi i tyre nuk ishte i drejtë. Më pas, deputetët e opozitës nuk morën pjesë më në takim. Gjithsesi, ishte pozitive që takimi u zhvillua dhe mundëm të shpreheshim.
Dhe ne aprovuam një deklaratë të përbashkët. Disa amendamente u aprovuan, disa u hodhën poshtë. Do mbetet në histori që në takimin e 13 të komitetit të MSA-së u aprovua një deklaratë e përbashkët e ekuilibruar. Këshilla ime për deputetët e Partisë demokratike është kjo. Nëse ata do të kishin qëndruar, ata do të mund të kishin përsëritur akuzat shumë herë. Ata e bënë këtë vetëm një herë dhe pastaj ikën. Nuk mendoj, se ishte një strategji e mirë”, u shpreh Kukan.
Gjatë fjalës së tij, Kukan ka vlerësoi zbatimin e reformës në drejtësi dhe vettingut. Më tej eurodeputeti ka folur edhe për krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave, të cilat sipas tij vazhdojnë të mbeten problem.
“Ju vetë deklaruat se këto fenomene po dëmtojnë progresin e vendit në integrimin europian. Reforma e drejtësisë dhe procesi i Vettingut është një reformë shumë e vështirë. Ne e kuptojmë shumë mirë që është e komplikuar. Por ia vlen vërtet, që të merren të gjitha masat për zbatimin e saj. Ne e dijmë që ka pengesa dhe vështirësi. Nuk ka mjaftueshëm gjyqtarë në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, por mesa u informova, kjo pritet të zgjidhet para fundit të vitit. I kuptojmë ngërçet, por duhet vazhduar puna, sepse nëse reforma zbatohet plotësisht, ju do keni një sistem gjyqësor më të mirë se disa shtete anëtare të BE-së. Prandaj ia vlen që të bëhen të gjitha përpjekjet për këtë.
Problemet e tjera të cilat janë pasqyruar në rezolutë lidhur me krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave dhe kultivimin e kanabisit janë një mesazh i qartë për lidershipin politik dhe për qeverinë, që ne i njohim problemet, i kemi shënuar ato dhe nëse nuk do ketë progres pasi i kemi artikuluar disa herë këto çështje, atëherë ky do bëhet problem edhe më i madh”, tha ndë të tjera Kukan.
Kujtojmë se dy ditë më parë, përfaqësuesit e opozitës në Parlamentin e Europës, kërkuan që Taulant Balla të mos ishte kryesues i delegacionit. Për këtë shkak ata u ngritën nga tryeza dhe braktisën punimet e Parlamentit. /CNA.al
Emisioni investigativ, “Fiks Fare” do të paraqesë sonte një ...
Prej ditës së nesërme në të gjitha libraritë në Tiranë, por ...
Ish-kryeministri Sali Berisha një një intervistë për TV Klan...
Një 22 vjeçare shqiptare, është zgjedhur pjesë e asamblesë p...
“Jam në dijeni plotësisht. S’kanë draft këta, nuk kanë dorëz...
Një person ka pësuar djegie të shkallës së parë në fytyrë dh...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për televizi...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa publikoi sot një...
Qeveria shqiptare më anë të një VKM-je, nxorri nga zona e mb...
Të gjithë njerëzit që nga fëmijëria deri sa plaken shikojnë ...
Pasditen e sotme në ambientete e Kryeministrisë është mbledh...
Fshati Zenelas në Gramsh, u përfshi ditën e sotme nga flakët...
Policia e Catanias ka arrestuar një 35 vjeçar shqiptar me in...
Pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për “paketën antish...
Ministri i Jashtëm grek dha dorëheqjen ditën e sotme pas për...
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri gj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka vijuar me a...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku rrj...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...