web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla kallëzon në Prokurori Bashën, Salianjin dhe Hoxhën

17 Tetor 2018, 13:51, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kalëzuar në Prokurori kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deputetin demokrat Ervin Salianji dhe ish-oficerin Florenc Hoxha.

Nga të dhënat e para mësohet se kallëzimi është bërë për videon e dytë të Fredi Alizotit, i fundit ky që pohon se është shoqëruar në Prokurori nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Kallëzimi është bërë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa Balla i akuzon për ?shpifje? dhe ?kallëzim të rremë?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga