web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmet politik në Greqi/ Jep dorëheqjen ministri i Jashtëm

17 Tetor 2018, 12:30, Aktualitet CNA

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen, një ditë pas përplasjeve me ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos për marrëveshjen e Prespës.

Sipas ?Kathimerini? Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.

Burimet e së përditshmes greke ?Kathimerini? flasin për një përplasje mes Kotzias dhe ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos që ka ndodhur ditën e djeshme.

Sipas kolegëve të ministrit të Jashtëm, që kanë folur në kushte anonimati për ?Kathimerini?, ?Kotzias ka qenë tmerrësisht i prekur nga sulmet e Panos Kamenos që e cilëson njeri të Soros, për fondet e Ministrisë dhe për sulme të tjera me karakter të ngjashëm?.

Ndërkohë kryeministri i Aleksis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e Kotzias dhe ka marrë vetë edhe postin e ministrit të jashtëm deri në mbylljen e marrëveshjes së Prespës në të cilin përfshihet çështja e emrit me Maqedoninë.





Lajmet e fundit nga