web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Regjistroi videon e Alizotit?/ Florenc Hoxha sot tek Krimet e Rënda

17 Tetor 2018, 07:19, Aktualitet CNA

Sot tek Prokuroria për Krimet e Rënda do të dëshmojë ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha.

Hoxha do të merret sot në pyetje për çështjen ?Babalja?, lidhur me videon e dytë të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, ku shfaqet Fredi Alizoti në një tjetër dëshmi për këtë çështje.

Hoxha pretendohet se ka regjistruar videon ku shihet Alizoti, që mendohet se është bërë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike.

Kujtojmë këtu se dje nga Krimet e Rënda u pyet Ardi Veliu, ku dha llogari për deklaratën e Alizotit, ku ky i fundit pretendon se drejtori i Policisë së Shtetit e kishte çuar me makinë në Prokurori.





Lajmet e fundit nga