web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"57 udhëtime me mikun trafikant"/ Pse hesht Taulant Balla?

17 Tetor 2018, 13:19, Aktualitet CNA

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Gent Strazimiri ka hedhur sërish akuza të forta në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Strazimiri tha se opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t?u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar.

Ndërsa më tej, ai u shpreh se ?Taulant Balla u vetëshpall njeriu i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por krahu i djathtë i Edi Ramës nuk ka dhënë akoma asnjë përgjigje për 57 udhëtimet në Europë me Edmond Begon, mikun e tij trafikant ndërkombëtar droge.?.

Gjithashtu Strazimiri tha se ?Taulant Balla nuk u ka thënë shqiptarëve sesi Edmond Bego ka marrë të paktën 14 milionë euro nga tenderat dhe punët publike, pavarësisht se ligji shqiptar i ndalon një të dënuari për trafik droge të marrë pjesë në tendera publikë.?

Deklarata e plotë e Strazimirit:
 
As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t?u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar.

Taulant Balla u vetëshpall njeriu i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por krahu i djathtë i Edi Ramës nuk ka dhënë akoma asnjë përgjigje për 57 udhëtimet në Europë me Edmond Begon, mikun e tij trafikant ndërkombëtar droge.

Taulant Balla, i cili jep opozitës leksione europianizmi, nuk ka shpjeguar akoma se ku i ka gjetur lekët për të udhëtuar me charter bashkë me Edmond Begon. Ligji e ndalon Taulant Ballën të marrë dhuratë mbi 100 mijë lekë, ndërkohë që 1 udhëtim me charter kushton të paktën 30 mijë euro.

Taulant Balla nuk u ka thënë shqiptarëve sesi Edmond Bego ka marrë të paktën 14 milionë euro nga tenderat dhe punët publike, pavarësisht se ligji shqiptar i ndalon një të dënuari për trafik droge të marrë pjesë në tendera publikë. Vetëm 3 nga tenderat që Edmond Bego ka marrë gjatë këtij viti janë në zonën elektorale të Taulant Ballës.

Taulant Balla, nën akuzë publike për pastrimin e 3.4 milionë eurove të dërguara me Toyta Yaris, nën akuzë publike për praninë e tij në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut, është fytyra më e papërshtatshme për të përfaqësuar në Bruksel aspiratën europiane të shqiptarëve të ndershëm.

As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t?u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar.





Lajmet e fundit nga