web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A duhet t’u besojmë ëndrrave?

17 Tetor 2018, 14:51, Aktualitet CNA

Të gjithë njerëzit që nga fëmijëria deri sa plaken shikojnë ëndrra, gjatë kohës së gjumit. Ëndërrat janë përjetime të mendjes tonë nga pamjet, tingujt, zërat, apo ndijimet e tjera në gjumë, duke krijuar një botë virtuale, siç e cilson edhe Plutarku (46-120 ps K): ?Të gjithë njerëzit ndërsa janë zgjuar janë në një botë të përbashkët: por secili prej tyre, kur është në gjumë, është në një botë të vetën?.

Gjumi, pavarësisht se është një gjendje qetësie e trupit edhe trurit, përsëri një pjesë e tij është e vetëdijshme, sepse gjumi është vetëm një gjendje e tjetërsuar e vetëdijes dhe këtë na e vërtetojnë ëndërrat që shohim. Zakonisht njerëzit kur flejnë kalojnë nëpër pesë faza: 1, 2, 3, 4 dhe REM.Një cikël gjumi i plotë zgjat midis 90 dhe 110 minuta dhe secila fazë zgjat midis 5 dhe 15 minutave. Faza e parë është gjumi i lehtë dhe po ashtu mund të zgjoheni lehtë. Në fazën e dytë trupi fillon të përgatitet për gjumë të thellë, pasi temperatura e trupit fillon të bjerë dhe ritmet e zemrës ngadalësohen.Kur një person hyn në fazën e tretë valët e trurit janë jashtëzakonisht të ngadalshme të quajtura valët delta, ato janë të ndërthurura me valë më të vogla dhe më të shpejta, ky është gjumi i thellë. Në fazën e katërt gjumi i thellë vazhdon ndërsa truri prodhon valët delta pothuajse ekskluzivisht. Njerëzit e zgjuar nga kjo fazë ndjehen të çorientuar për disa minuta. Në një cikël të gjumit këto faza kalojnë nga faza e parë deri në REM dhe pastaj fillojnë përsëri deri sa zgjohemi

Sipas shkëncëtarëve ëndrrat shfaqen në fazën e gjumit që quhet REM një shkurtim i ?Rapid Eye Movement?(Lëvizje e shpejtë e syve), kjo fazë zgjat 5 -30 minuta edhe mund të përsëritet disa herë në ciklet e përsëritur të gjumit ku periudhat REM dhe koha e thellë e gjumit zvogëlohet. Në këtë fazë të gjumit muskujt e trupit janë të relaksuar përveç muskujve të syrit që janë aktiv edhe lëvizin poshtë qepallave të syrit.Njerëzit që zgjohen në këtë fazë mbajnë mend më me detaje ëndrrën sesa kur zgjohen në faza të tjera të gjumit.Sipas një mesatare të përgjithëshme një person shikon në vit 4 deri 6 ëndrra  në ditë, gjatë vitit nga 1460 deri 2190 ëndrra, por 95 deri 99 të tyre zakonisht njerëzit nuk i mbajnë mend, prandaj ka njerëz që thonë se nuk shohim ëndërra, por në të vërtet të gjithë shohin ëndrra.Në lashtësi  njerëzit i beson dhe interpreton si mesazhe nga bota e përtejme mbinatyrore dhe për ato kanë folur filozof, poet, profetë, pavarësisht se ka pasur edhe zëra kundra tyre si filozofi cinik Diogjeni:?Ne jemi më shumë kurioz për kuptimin e ëndrrave, sesa për gjërat që shohim kur jemi zgjuar.(412-323 prK)?.

Në kohët moderne ëndrrat janë studiuar nga psikologët, si shfaqe e personalitetit mendor të njeriut. Për ta kuptuar si duhet këtë fenomen kompleks të ëndrave duhet ta shohim në dy këndvështrime:Të psikologjisë dhe fesë.

Psikologjia, shkencë relativisht e re, konsoliduar nga shekulli IX-XX-të i kosinderon ëndërrat si proçese fiziologjike të lidhura në radhë të parë me pandërprerjen e fuksionit të sistemit nervor dhe në gjendjen e gjumit. Në psikologji për ëndrrat janë të njohura zbërthimet teorike për shkaqet dhe për fuksionet e tyre, e mjekut psikiatër Zigmund Frojdit (1856-1939). Frojdi konsiderohet sot si babai i psikoanalizës, një formë e trajtimit për sëmundjen mendore. Sipas Frojdit: ?Interpretimi i ëndrrave është rruga mbretërore për të njohur aktivitetet e pavetëdijshme të mendjes?. Për Frojdin ëndrrat janë shfaqe specifike e një përmbajtje psikike. Kjo përmbajtje e tillë ka të bëjë me dëshira, me ngacmime, me synime etj, të shtypura të ndrydhura dhë të nxjera jashtë vetëdijes, si shfaqe specifike e përbajtjeve të fshehta psikike, që shpesh lidhen me dëshira dhe me aktivitet e parealizushme të njeriut. Frojdi thoshte se:?Ëndrrat janë shpesh më të thella kur ato duken më të çmendura?. Ai shkroi shumë, veçanërisht në librin e tij :?Interpretimi i ëndrrave?. Sipas tij numri i gjërave të përfaqësuara nga simbolet në ëndrra është i madh dhe shumica e simboleve nëpër ëndrra janë simbole seksuale.?

Shkenca e psikologjisë pavarësisht angazhimit të saj për të shpjeguar misterin e ëndrrave, përsëri nuk mundi të zgjidhë dhe të bëhet e besueshme, sepse psikologët nuk duan ta pranojë faktorin mbinatyror,  apo shpirtëror, që ndikon edhe në fushën e  ëndrrave, ashtu  si e beson edhe shpjegon feja.

Për psikologjinë njeriu është vetëm një qënie fizike me tru, me degëzime edhe ndijime nervore. Perceptimet, nocionet, ndërgjegja nuk janë gjë tjetër veçse rezultat i veprimtarive celebrale dhe për pasojë nuk ekziston një shpirt më vete, megjithëse mund të ketë ?veprime shpirtërore?. Mendimi nuk është gjë tjetër veçse një sekreacion i materies nervore të trurit, si psh: lëngu biliar një sekreacion i pankreasit, etj analogji në trupin e njeriut. Por, a mund të flitet në mënyrë shkencorë për një idetitet ndërmjet trurit edhe mendimit? Përkundrazi eksperimentet shkencore kanë vërtetuar të kundërtën ashtu siç e thot dhe filozofi Henri Begerson (1859-1941) në librin e tij ?Energjia spirituale (L’énergie spirituelle) : ? Faktet shkencore provojnë që shpirti nuk mund të indetifikohet me trurin dhe veprimet e tij nuk mund të lokalizohen. Truri është instrument, me anën e të clit manifestohet shpirti, instrument jo i domosdoshëm, por i nevojshëm, që provon vazhdimësinë e veprimit të akteve shpirtërore, madje atje ku mungon qendra përkatëse celebrale?

Psikologjia e ka të pamundur të depërtojë në thellësi, në tema që prekin shpirtin e njeriut. Kurse për fetë monoteiste njeriu nuk është vetëm mish me sistem nervor si kafsha, por njeriu përveç trupit me trurin dhe sistemin nervor, ka shpirtin e arsyeshëm që përbën personalitetin njerëzor. Shpirti në hipoztazën e vet ka si atribut mendjen edhe nëpërmjet sistemit nervor shpreh veten së jashtmi nëpërmnjet trupit që e ka banesën ose mjeti lëvizës në tokë.

Shpirti nuk është substancë materiale e dukshme, por është rezultat i Frymës së Perëndisë. Shpirti jo lëndor ka kontakt me botën mbinatyrore shpirtërore si me Perëndinë Trashedent i cili është shpirt mendor i pakrijuar, por edhe me shpirtra mendor të krijuar si ëngjëjt, apo dhe demonët (ëngjëjt rebel). Një formë e këtij komunikimi me mbinatyroren është me anë të ëndrave. Prandaj feja i trajton edhe i interpreton ndryshe nga psikologjia shkaqet e ëndrrave pavarësisht se ka edhe pika takimi.

Krishtërimi orthodhoks i shpjegon ëndrrat sipas doktrinës edhe njohjes të besimtarëve me përvojë që quhen etër theofor (hyjmbajtës), të cilët u preokupuan me këtë temë për shkak të mashtrimit të lehtë që mund të pësojë njeriu nga ëndrrat. Sipas doktrinës së krishterë mbas rënies së njeriut në mëkat, në psikikën e tij, ekziston një ngatërresë e madhe, sepse brenda tij fillon të veproj fantazia e cila është deformim i realitetit. Kështu, pra, fantazia vihet në veprim kur njeriu është zgjuar, ndërsa në ëndrra kur njeriu fle. Fantazia, nga njëra anë dhe ëndrrat nga ana tjetër, e bëjnë njeriun të jetojë në mashtrim shpirtëror me shtrirje të panjohura dhe shpesh të rezikshme. Duhet të theksojmë se ka dallim në mes fantazisë, ëndrrës dhe vegimit një zbulesë mbinatyrore që shikohet me sy hapur.

Sipas etërve orthodhoks: ?Ëndrra është lëvizja e mëndjes në palëvizshmërinë e trupit. Domethënë, kur trupi për shkak të gjumit gjatë çlodhjes së natës bëhet i palëvizshëm, atëherë mëndja lëviz vazhdimisht? Shën Vasili i Madh (329 -379 ps K) thotë: ?Natyra e ëndrrave është e paqartë dhe në lidhje me shfaqjen e tyre ato vijnë nga lëvizja dhe veprimtaria e mendjes. Meqënëse gjatë gjumit ekziston plogështia në shqisat dhe në vullnetin e njeriut, prandaj dhe tablotë e ëndrrave shfaqen të çrregullta dhe sjellin rrëmujë dhe paqartësi?.

Sipas etërve orthodhoks ëndrrat mund t?i klasifikojmë në katër kategori.

Kategoria e parë janë ëndrrat ku prokupimet e jetës të cilat mbarten nga truri në psiqikën njerëzore gjatë ditës, shfaqen në mendje në ëndërr gjatë natës. Me pak fjalë, kur gjatë ditës na preokupojnë disa probleme të theksuara dhe e kemi lodhur mendjen me këmbëngulje, atëherë gjithë ato mendime, shqetësime ose agoni, vijnë nga thellësia e mendjes dhe bëhen ëndrra, por kjo me ndihmën e kujtesës sonë. Shën Grigori i Nisës thotë se:? Shumë ëndrra qofshin të qeta ose shumë shqetësuese për gjumin e njeriut, vijnë nga preokupimet dhe përkujdesjet e përditshme? Gjithashtu i njejti shenjtor thotë: ?Shumë herë gjendja e ëndrrave fiksohet sipas dëshirave të ngjashme. Dhe i shenjti shpjegon në mënyrë më analitike? se ai që ka etje, pandeh se gjëndet në dy burime dhe ai që është i uritur, pandeh se është në gosti të pasura?, ashtu si edhe një fjalë e urtë popullore thotë: ?I urituri shikon simite dhe këmbëzbathuri këpucë?. Disa gjëra të ngjashme thotë edhe psikologët, por etërit e shejntë i thanë këto gjëra shekuj përpara, prandaj mund të themi se shkenca e psikologjisë është në shumë raste plagjiaturë e mendimit fetar, që ka trajtuar me imtësi sipas zbulesës Hyjnore dhe përvojës, shpirtin, mendjen, zemrën edhe gjithë qenien psiko-somatike njerëzore.

Kategoria e dytë e ëndrrave sipas etërve të shenjtë, është kategoria që ka brenda saj si shkak pasionet. Pasionet, siç dihet, janë veprime të shpirtit, por të kundërta me veprimet e tij të natyrshme. Pasionet që janë pasojë e natyrës së rënë të trashëguara ose fituar, na zotërojnë shpirtin dhe me anën e ndikimit të  tyre në psikikën tonë shohim ëndrra të ngjashme me pasionin. Psh: i pasionuari ndaj kënaqësive trupore sheh ëndrra me seksulitet, grykësi sheh ëndrrat duke ngrënë sa më shumë, etj.Shën Nikita Stihati thotë:?Nëse shpirti i njeriut është fryrë nga fodullëku, përfytyron brohoritje dhe pritje nga populli dhe frone mbretërore dhe zotëri dhe sundimtar?. Gjithashtu Joani i Shkallës (525-600) thotë: ?Ëndrrat që kanë lidhje me ushqime dhe gjellë, vijnë në zemrën e grykësve?. Shën Simeoni Theologu i Ri (957 -1035) thotë: ?Kur shtazërohet ndërgjegja, domethënë bëhet si bishë kundër njerëzve të tjerë, atëherë sheh ëndrra sikur e sulmojnë bisha e gjarpërinj, luftëra dhe beteja?.Pra sipas etërve orthodhoks nga ëndrrat që shohim ne mund të dallojmë pasionet që na zotërojnë.

Kategoria e tretë janë të ashtuquajturat ëndrrat demoniake, të cilat janë shumë të frikshme, por edhe shumë të dëmshme kur mashtrohemi prej tyre. Demonët këto krijesa rebele të liga edhe të padukshme, për shkak të mëkateve dhe pasioneve fitojnë të drejta, ose zotërim mbi njerëzit kur janë të zgjuar ose në gjumë. Demonët duke qënë frymë e papastër dhe e padukshme nuk e kanë vështirë ta ngacmojnë secili prej nesh, përderisa kemi fantazinë. Këtë fantazi e shfrytëzon demoni dhe nëpërmjet saj i kalon mesazhet e tij në ëndrrat kur jemi në gjumë dhe me mendime kur jemi të zgjuar. Sipas Apostull Pavlit, demonët ndryshohen madje edhe në ëngjëll drite, ose në profetë, duke treguar gjoja të ardhmet. Është e tepërt të themi, pra, se askush nuk duhet t?u japë rëndësi këtyre ëndrrave, sepse janë tallje të demonëve, që e shpien njeriun në mashtrim, në prishje shpirtërore dhe në shkatërrim.

Shën Joan Sinaiti (579-649) na thotë: ?Në gjumë demonët transformoen në engjëj drite ose në formë martirësh të shenjtë, sikur vijnë drejt nesh. Kështu, mbasi zgjohemi na zhytin në krenari dhe gëzim?. Dhe shenjti vazhdon: ?Shenja nga e cila do ta dallosh mashtrimin është kjo: ëngjëjt e vërtetë na tregojnë ferrin, gjyqin e drejtë të Perëndisë, vdekjen ose vdekjen e dytë, që është ndarja e përjetshme nga Perëndia, kështu na bëjnë të zgjohemi të frikësuar dhe të hidhëruar?… ?Nëse do të fillojmë të besojmë në demonët, duke qenë në gjumë, pastaj do të tallemi prej tyre edhe kur jemi zgjuar?. Për të ruajtur besimtarët shejntori këshillon përsëri: ?Ai që beson në ëndrrat është fare i paditur dhe pa përvojë. Ndërsa ai që nuk i beson, është me të vërtetë i mënçur dhe i ditur. Beso vetëm në ato që të lajmërojnë për ferrin dhe gjykimin e fundit. Por nëse krijohet brënda teje dëshpërimi, atëherë dhe këto ëndrra për ferrin dhe gjyqin vijnë nga demonët dhe nuk duhet t?i besojmë?.

Ëndrrat demoniake kuptohen edhe kur demonët shfaqen si ?ëngjëll drite?, sepse  gjëndja shpirtërore që  përjetojmë kur jemi të zgjuar, apo në gjumë, është e keqe. Ata trasmetojnë tek njerëzit energji negative, ose gjendjen e tyre të lig. Shën Andoni i madh, ati i murgjërve të Egjiptit (251-356) mësonte murgjit nga eksperienca e tij e gjatë në përballje me demonët, se :?Sulmi dhe pamja që paraqitet në mendjen tonë gjatë vizioneve (ëndrave) demoniake është mbushur plot me zhurma, britma e me tinguj të frikshëm. Prej këtyre shkatohet ligështia e shpirtit, turbullimi dhe pështjellimi i mendimeve, melankolia, urrejtja kundër murgjërve, përbuzja, hidhërimi, frika e vdekjes. Pastaj këtë gjëndje e pasojnë dëshirimet e liga, indiferenca për virtutin dhe karakteri i paqëndrushëm?

Për një tjetër mashtrim demoniak, kur duket sikur ëndrra na thonë të vërteta që na realizohen zgjuar, na sqaron  shën Joani i Shkallës: ?Demonët,ndonjëherë, si ekzistenca frymore,duke parë ato që  do të ndodhin më tej ,shpejtojnë të na i bëjnë të njohura përmes ëndrrave, para se t?i mësojmë nga dikush tjetër, dhe herë tjetër, si keqbërës të mëdhenj, marrin disa nga ato që do të ndodhin dhe na i shfaqin. Sigurisht që demonët nuk kanë fuqi paranjohëse sepse po të kishin, atëhere dhe magjistarët do të mund të parashikonin vdekjen tonë. Le të kemi shumë kujdes, sepse demonët, atyre që u besojnë, u shfaqen si profetë, ndërsa atyre që i përbuzin u shfaqen si gënjeshtar. Dhe kur e kuptojnë se u besojmë kur flemë, do të fillojnë të na vënë në lojë edhe kur jemi zgjuar?

Kategoria e katërt përfshin ëndrrat që vijnë nga Perëndia, që janë shumë të pakta. Këto ëndrra u shfaqen njerëzve të cilët kanë zemër të pastër, dlirësi, shenjtërim dhe i?a kushtojnë veten Perëndisë.Duke parë se këta njerëz pranuan lirisht dhe pa detyrim t?i shërbejnë Perëndisë dhe planit të Tij hyjnor, me anën e ëndrrave u zbulon diçka nga gjithë plani i Tij për shpëtimin e njerëzimit edhe botës. Këto ëndrra  janë të përshkruara në Shkrimin e Shenjtë ( Biblën) si psh ëndrra e Jokovit (lindi 1836 prK) : ? Dhe pa një ëndër, një shkallë të mbështetur mbi tokë , maja e të ciliës prekte qiellin dhe ja ëngjëjt e Perëndisë hipnin edhe zbrisnin në të .Dhe ja ,Zoti ndodhej në majë të saj….Atëhere Jakobit i doli gjumi dhe tha me siguri Zoti është në këtë vend dhe unë nuk e dija….kjo këtu nuk është tjetër veçse shtëpia e Perëndisë dhe kjo është porta e qiellit…Dhe e quajti këtë vënd Bethel?(Zanafilla  28:12-19). Ose ëndrra që pa Josif Vlesori (kujdestari) kur donte ta lironte fshehtas Virgjëreshën Mari për shtatzaninë e dyshimtë sipas tij: ?Ja iu shfaq në ëndër një ëngjëll: ?Josif biri i Davidit, mos u frikëso ta marrësh Mariamën me vete si gruan tënde, sepse çfarë është ngjizur në të është vepër e Shpirtit të Shejntë.Dhe ajo do të lindë një djalë edhe do t?ja vësh emrin Jisu, sepse ai do të shpëtoj popullin e tij nga mëkatet e tyre?( Mateu 1:20 -21).

Janë edhe disa ëndrra të përmëndura në Bibël që nuk i panë të drejtët edhe profetët, por mbretër të pushtetshëm pagan, si ëndrra e Faraonit (shekulli XVII prK), apo e mbretit Nabukodonozori (shekulli i VI pr K). Por ka një dallim, ëndrrat e tyre nuk i interpretuan nga ata vetë, ose magjistarët, mediumët  dhe fallxhorët  e tyre, por nga njerëzit e Perëndisë të cilët kishin Shpirtin e Zotit, si Josifi i Jakovit i cili i zbuloj ëndrrën faraonit, që i tregohej me simbolikën e shtatë lopëve të majme dhe shtatë lopë të dobta që hëngrën lopët e majme, ose shtatë kallinjë të plotë dhe shtatë të hollë që i gëlltitën të plotët,  për shtat vjet begati edhe shtat vjetë thatësirë në Egjiptin, që shtrihej përgjatë luginës së Nilit, (Zanafilla kapitulli 41). Ose kur profeti Daniel (620-538 prK) shpjegon ëndrrën e Nabukodonozorit se si ëndrra i tregonte mbretit më të fuqishëm të tokës me anën e një stauje të madhe katër perandoritë e mëdha përgjatë historisë së njerëzimit deri në fund të botës: si ajo Perse, Siriane, Greke dhe Romake , po ashtu edhe fundin e këtyre perandorive njerëzore, që do të përfundojnë me ardhjen e dytë Krishtit (Zoti-Njeri)  dhe do vendosi përfundimisht Mbretërinë e Perëndisë në tokë, kjo simbolizohet në ëndrrën që pa Nabukodonozori  me një shkëmb i cili shkatron statujën e madhe njerëzore dhe ky shkëmb vazhdon e ritet dhe mbulon gjithë botën. ( Danieli: 2; 24-49).

Profeti Danieli para se t`ja interpretoj ëndrrën mbretit Nabukodonozor i thotë këto fjalë:?Sekreti për të cilin mbreti kërkojë interpretimin tim, nuk mund t?i shpjegohet mbretit as nga njerëzit e urtë, as nga astrologët, as nga magjistarët, as nga shortarët. Por ka një Perëndi në qiell që zbulon sekrete dhe ai i ka bërë të të njohur mbretit Nabukodonozor që do të ndodhë ditët e fundit? (Danieli; 2; 27-28) Këto fjalë të profetit Daniel janë të mjaftueshme për t?iu kundërvënë cilido, që pretendon se mund t?i shpjegojë  ëndrrat pa ndriçimin e Perëndisë, si astrolog, fallxhor, magjistar,profet i rrem, psikolog, apo aq më shumë nga librat e ?shpjegimit të ëndrave? që janë mashtrim i mashtruesve.

Për Krishtin në Bibël nuk na thuhet se pa ndonjë ëndërr, sepse ai Fjala e Perëndisë i mishëruar si Biri i Njeriut  dhe Mësuesi i Vërtet nuk i përdor ëndrrat si komunikim me Perëndinë Atin, por Ai njeh Atin pa ndërmjetës: ?Atëherë Jisui u përgjgj dhe u tha atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri ?(Joani 5:19). Por ky fakt përsëri nuk i bën të pa përdorshme ëndrrat sepse në Bibël profeti Joel ( shek VIII pr.K) profetizon për kohët e fundit :?Mbas kësaj do të ndodhë që unë do të përhap Frymën time mbi çdo mish; bijtë tuaj dhe bijat tuaja do të profetizojnë, pleqtë tuaj do të shohin ëndrra, të rinjtë tuaj do të kenë vegime.? (Joe;l 2:28-30)

Ky zbulim nga Fryma e Shenjtë nëpërmjet ëndrave dhe vegimeve nënshtruar ndaj Fjalës (Krishtit) i drejtohet të gjithë Kishës edhe besimtarëve nga dita e Pendikostisë deri në ditët e fundit të botës, të cilat interpretohen sipas Perëdisë nëpërmjet njerëzve të ndriçuar të Perëndisë, të cilët mund të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtra.

Si përfundim ëndrrat ekzistojnë, por përmbajtja e tyre na tregohen siç thamë më sipër se në çfarë gjendje shpirtërore gjendemi ne njerëzit aktualisht, nëse jemi të nështruar mëkatit dhe pasioneve, të mashtruar nga djalli, ose të ndriçuar në shërbim të Perëndisë. Nëse një ëndërr është nga Perëndia, jepet në një mënyrë të tillë, që të na frymëzojë besim, vërtetësi, pendim dhe korigjim, apo një mesazh Hyjnor për të mirën tonë edhe të tjerëve, por ato janë shumë të pakta, ashtu si shën Pais agjoriti ( 1924 -1994) thoshte:? Nga 250 ëndrra edhe vegime që ka parë vetëm dy ishin nga Zoti?, prandaj edhe dituria Siracidit (shek II pr. K) na këshillon : ?Mos i jep ëndrrës zemrën tënde dhe mos i kushto vëmëndje, sepse ëndrrat mashtruan shumë njerëz, që u gënjyen duke shpresuar në to.?

Miron Çako përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit pranë Kryepiskopatës KOASH Tiranë.





Lajmet e fundit nga