web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrau tre punonjësit e bashkisë/ “Zyrtari i Ramës rregullon statistikat e vrasjeve”

11 Tetor 2018, 16:35, Aktualitet CNA

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në fshatin Shëlli të Matit, ku Kryetari i PS, Kujtim Koxha vrau tre punonjës të bashkisë.

Sipas Bylykbashit, me këtë vrasje të trefishtë, zyrtari i PS ka rregulluar statistikat e Ramës.

Më tej deputeti demokrat ka shtuar se lufta ndaj krimit nuk është çështje statistikash, ndërsa shtron pyetjen, se çfarë strategjie kishte në kokë PS, ku r e bëri Koxhën kryetar.

“Meqë qeverisësi ynë kishte hallin e statistikave… Ja, ngrihet një i marrë, vret 3 punonjës bashkie njëherazi dhe ?i rregullon? statistikat. Lufta ndaj krimit nuk është çështje statistikash, është çështje strategjish. Kurioze jam të di ç?strategji kishte në kokë PS-ja kur vendosi ta bënte këtë fytyrën kryetar?!”, shkruan Bylykbashi. /CNA.al





Lajmet e fundit nga