web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qëlloi mbi punonjësit e bashkisë/ Autorit i vihen prangat

11 Tetor 2018, 14:38, Aktualitet CNA

Policia ka arritur të arrestojë në kohë rekord, autorin e dyshuar për vrasjen e njërit prej punonjësve të bashkisë dhe plagosjen e tre të tjerëve, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Shëlli në Mat.

Sipas burimeve të policisë, në pranga ka rënë Kujtim Koxha, banues në fshatin Shëlli të Matit.

Koxha u kap në një urë në Burgajet, i cili ndodhet rreth një orë larg vendngjarjes.

Dyshohet se punonjësit e bashkisë kishin shkuar në fshatin Shëlli, për të hapur një rrugë kalimi.

Njoftimi i plotë

Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes në fshatin Shëlli.

Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie /CNA.al





Lajmet e fundit nga