web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video e publikuar nga Salianji/ Zbardhet dëshmia e Alizotit në Prokurori

11 Tetor 2018, 14:24, Aktualitet CNA

Fredi Alizoti, përsoni që akuzohet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin ?Babale?, u mor sot në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në dëshminë e tij, Alizoti mësohet të ketë thënë se Albert Veliu ose i njohur ndryshe ?Babalja?, i kishte premtuar 100 mijë euro.

Alizoti ka sqaruar edhe videon e dytë të publikuar nga deputeti demokrat Ervin Salianji në emisionin ?Opinion?, ku ka thënë se është shoqëruar në Prokurori, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Ai ka thënë se video është bërë pas datës 1 qershor, në një ambjent afër selisë së Partisë Demokratike.

Në rrëfimin e tij përpara prokurorëve, Alizoti ka identifikuar edhe personat që e kanë marrë në pyetje në videon e dytë, të cilët do të thirren nga Prokuroria për të dëshmuar. /CNA.al





Lajmet e fundit nga