web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja “Babale”/ Dashamir Shehi, ultimatum Fatmir Xhafajt

11 Tetor 2018, 14:02, Aktualitet CNA

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në një prononcim për CNA.al (CityNews  Albania) ka folur në lidhje me çështjen ?Babale?.

Shehi e ka cilësuar  këtë çështje, si një politikë të qeverisë së Edi Ramës.

“Kjo është politikë e qeverisë së Edi Ramës. Ne nuk merremi me Babale, ne merremi me vëllanë e ministrit i cili është trafikant droge dhe është në burg?, – ka thënë kreu i LZHK-së për CNA.al.

Më tej, ai është shprehur se Fatmir Xhafaj duhet të japë dorëheqjen.

?Nga kjo pikëpamje ai nuk mund të rrijë ministër i Brendshëm. Babale këtu ka përditë, ne na shqetësojnë kur njerëzit e shtetit janë të përzier me llumin”, – ka vazhduar Shehi.

Kujtojmë këtu, çështja ?Babale? ka  qenë epiqendra e të gjitha mediave, pas zhvillimeve të këtyre ditëve të fundit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga