Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Nga Shaban Murati
Një arsye shumë e fortë duhet ta ketë shtyrë ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov, të ndërmarrë në 21 shtator vizitën në Sarajevë dhe në Banja-Luka të Bosnjë-Hercegovinës, duke bërë një devijim të zhurmshëm nga norma diplomatike, sipas së cilës diplomacia nuk zhvillon vizita të nivelit të lartë në një shtet, që ndodhet në fushatë elektorale. Dy javë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 7 tetorit në Bosnjë-Hercegovinë shefi i diplomacisë ruse shkon atje në kulmin e fushatës elektorale në një akt ndërhyrje të hapur në procesin elektoral të Bosnjë-Hercegovinës, sepse është e njohur ndërkombëtarisht që Moska është palë me entitetin dhe udhëheqësin separatist të ?Serpska republikës?. Moska po manifeston një padurim të madh për ambicjen e beniaminit të saj Milorad Dodik që të fitojë postin e përfaqësuesit presidencial serb në presidencën trepalëshe, që drejton shtetin e Bosnjë Hercegovinës. Nëse Dodik do të bëhet anëtar i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, kjo do të përbënte një fitore të diplomacisë dhe të influencës ruse në shkallë shteti, sepse bllokimi i funksionimit të shtetit unik do të arrinte shkallën më të lartë, gjë që është objektiv i Rusisë.
Institucionet dhe shërbimet ruse po punojnë me kapacitet të plotë për ta kryer fitoren e Dodikut në postin e anëtarit të presidencës së shtetit. Në funksion të kësaj ministri i jashtëm rus bëri vizitë të posaçme pompoze në Banja-Luka, kryeqendra e ?serpska republikës?. Si në një miting elektoral Lavrovi i thuri elozhe publike udhëheqjes së Dodikut dhe kontributit të tij të posaçëm në marrëdhëniet e posaçme midis Rusisë dhe ?srpska republikës?, madje formatoi fjalimin sikur ishte në shtetin e pavarur të ?serpska republikës?. Në fjalën e mbajtur në konferencën shtypit në Banja-Luka bashkë me Dodikun, Lavrov evokoi ?nyjet e miqësisë dhe rrënjët historike e shpirtërore që lidhin dy popujt tanë?, duke sanksionuar statusin e një marrëdhënie midis dy shteteve të pavarura. Në funksion elektoral e filorus ishte lënë qëllimisht që Lavrovi të vendoste gurin e themelit të ndërtimit në qendër të Banja-Lukës të katedrales së madhe ortodokse ruse, e cila do të drejtohet nga priftërij rusë dhe do të jetë boshti i Qendrës së re të kulturës ruse në Banja-Luka. Në funksion elektoral Moska dërgoi para Lavrovit në Banja-Luka për të mbështetur udhëheqësin separatist serb Dodik presidenten e Këshillit të Federatës Ruse, Valentina Matvijenko, dhe governatorin e Shën Petërsburgut dhe një nga njerzit më të afërt të presidentit rus, Georgij Polltavçenko. Dhe si për për t?i venë kapakun mbështetjes ruse, pas vizitës së Lavrovit Banja-Luka njoftoi se vetë presidenti Vladimir Putin do të presë Dodikun në Soçi pak ditë para zgjedhjeve.
Kjo mbështetje kaq e hapur diplomatike, politike, financiare dhe e shërbimeve sekrete, që Moska po i jep udhëheqësit radikal nacionalist të serbëve të Bosnjës është mbështetje për kursin separatist të tij dhe lidhet me rolin destabilizues, që rusët i kanë caktuar atij për të luajtur kartën destruktive brenda shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, por edhe më gjërë në rajonin e Ballkanit. Kjo shpjegon paradoksin diplomatik që presidenti rus Vladimir Putin e ka takuar tetë herë udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Dodik, që në fund të fundit është drejtues i një entiteti lokal në një shtet të vogël ballkanik, që është shumë larg kufijve rusë. Moska ka interes strategjik që ?serpska republika? të shkëputet nga Bosnjë-Hercegovina. Milorad Dodik i ka ofruar zyrtarisht Moskës që të vendosë një bazë ushtarake ruse në territorin e ?serpska republikës?. Jo rastësisht në konferencën e përbashkët me Lavrovin, Dodik u ankua që në Ballkan ka ushtarë perëndimorë, por nuk ka ushtarë rusë. Burime diplomatike bëjnë të ditur se aktualisht po zhvillohen bisedime të fshehta midis Moskës dhe Banja-Lukës për të ndërtuar në ?serpska republika? një të ashtuquajtur bazë humanitare ruse si ajo e Nishit në Serbi.
Rëndësinë e veçantë, që Moska po i jep presidentit të ?serpska republikës?, e shpjegon qartë gazeta e mirënjohur ruse ?Komersant?, e cila në artikullin e saj të datës 22 shtator, kushtuar vizitës së Lavrovit në Banja-Luka, shkruan: ?Hyrja e M.Dodikut në presidencën e Bosnjë-Hercegovinës i vjen për shtat Moskës. Zgjedhja e tij faktikisht e bllokon procesin e mëtejshëm të bashkimit të Bosnjë-Hercegovinës me BE dhe me NATO-n?. Gazeta ruse shpjegon pra thelbin e ofensivës dipomatike të Moskës në Banja-Luka. Moska po kalon në një fazë të re të revanshit të saj diplomatik dhe politik në Ballkan për të aktivizuar më fort ushtarët e saj në fushën e shahut gjeopolitik ballkanik dhe ku aktualisht ka mbetur vetëm me dy ushtarë: Banja-Luka dhe Beogradi.
Kaq i dobët është pozicioni diplomatik i Moskës në Ballkan, sa që ministri i jashtëm rus nuk po ruan as etiketat formale të marrëdhënieve ndërshtetërore, por thirri për bisedime në Banja-Luka në 21 shtator edhe zëvëndëskryeministrin dhe ministër i jashtëm i Serbisë, Ivica.
Marilyn e kaloi shumicën e fëmijërisë së saj në jetimore, se...
Hetuesit kanë zbardhur detaje të reja nga dosja e grupit “Ba...
Kryetari i PD, Lulzim Basha prej pak kohësh ka prezantuar ni...
Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Mallt...
Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën kundër korru...
Shqipëria është bërë pjesë e listës së tregjeve ndërkombëtar...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar ...
Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën e saj kundër...
Deputeti demokrat Florjon Mima ka publikuar shifrat e abuzim...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur prezantimin e plat...
Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PS-...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha në një deklaratë për media...
Gjyqtari Admir Thanza, i cili akuzohet për falsifikim formul...
Senaca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur sërish sot ...
Teto nga Kanadaja takohet me gjyshen por e sheh atë të shqet...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi kishën katolike s...
Safet Bajri, i “forti” i Shkodrës, ka mbërritur sot në Gjyka...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në seancë ...
Abidin i tregon Ferhatit se ka marrë dëshminë e Xhunejtit pë...
Ministri Ditmir Bushati në kuadër të punimeve vjetore të Asa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...