Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Pasi policia u vendos në Kukës ditën e djeshme për të shmangur çdo incident, pasi ditën e sotme niste zyrtarisht pagesa për ?Rrugën e Kombit?, ka reaguar kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima.
Në një postim në rrjetet sociale, Kokëdhima shkruan se ajo që po ndodh është e turpshme, duke e cilësuar këtë një mënyrë se si shteti përpiqet që të frikësojë popullin.
Më tej ai ka akuzuar edhe PD-në, e cila sipas saj ka përdhosur ëndërrën e bashkimit kombëtar.
?Qeveria e PD-së e përdhosi e para ëndrrën tonë të bashkimit kombëtar që mundësoi kjo vepër. Zyrtarët e lartë të saj vodhën për xhepat e tyre të paktën 200 deri në 300 milionë euro nga buxheti duke e lënë të papërfunduar këtë vepër, që edhe kështu, deri tani ka marrë afro 1,3 miliardë euro?,shkruhet ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Turp! Nga Miloti deri në Kukës qeveria ka rreshtuar policinë. Forcat speciale janë vendosur në çdo karburant, si dhe në hyrje e në dalje të tunelit të Kalimashit. Çfarë ka ndodhur? As kur Serbia sulmoi UÇK-në në Malin e Pashtrikut, nuk ka pasur kaq shumë të mobilizuar. Shteti është vendosur kundër popullit të vet. Kërkojnë të frikësojnë popullin që të mos protestojë për tarifën e Rrugës së Kombit. Nga sot, ata më shumë se pjesa e tjetër e popullit, këtej dhe matanë kufirit, duhet të kalojnë me pagesë. Qeveria e PD-së e përdhosi e para ëndrrën tonë të bashkimit kombëtar që mundësoi kjo vepër.
Zyrtarët e lartë të saj vodhën për xhepat e tyre të paktën 200 deri në 300 milionë euro nga buxheti duke e lënë të papërfunduar këtë vepër, që edhe kështu, deri tani ka marrë afro 1,3 miliardë euro. Kontratën për ndërtimin e saj Saliu dhe Basha ua dhanë miqve të tyre amerikanë dhe turq pa tender, pa projekt dhe pa çmim tavan! Qeveria e sotme u kërkon atyre që do të udhëtojnë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas të paguajnë nga 5 euro. Përmes tarifave direkte dhe taksave, populli do paguajë 400 milionë euro në 30 vite.
Partia ?Zgjidhja? e kishte paralajmëruar se kjo opozitë do ta tradhtonte popullin, do ta linte të gjakosej dhe burgosej, dhe në krahun tjetër do të vazhdonte pazaret me maxhorancën. Qeveria dhe opozita së bashku i kanë bërë presion këshilltarëve, të zgjedhurve të PD-së, kuksianëve të thjeshtë, që të mos bëjnë zë, të mos protestojnë, të pranojnë në heshtje tarifën e korrupsionit. PS dhe PD, janë në një bashkëpunim e marrëveshje, bëjnë sikur zihen, por janë në mbrojtje të interesave korruptive të përbashkëta. Ku janë deputetët e Kukësit? Pse fshihen si struci? Partia ?Zgjidhja? i kërkon opinionit të ndërgjegjësohet. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të mendojnë pak, se këto flirte të opozitës me qeverinë për të ligjëruar korrupsionin, kanë reflektim shumë më të gjerë se sa ato miliona që na vidhen tek ai tra që u vendos sot në Kalimash. Ndikimi do të jetë ekonomik, direkt në numrin e turistëve që vijnë nga Kosova dhe në çmimet e tregtisë mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, marrëveshja PD-PS synon nënshtrimin, dekurajimin dhe shtypjen e popullit, duke u lënë njerëzve të pashpresë vetëm një rrugë: largimin nga vendi. Nga ana tjetër, ky tra i korrupsionit, i vendosur në Kukës këtë kohë të trazuar, kur diskutohen fatet e Kosovës, kufijtë e saj, është një dhuratë për Serbinë dhe armiqtë e kombit, që na duan të ndarë. Partia ?Zgjidhja? u bën thirrje forcave të policisë të kryejnë detyrën kushtetuese dhe të mos e pengojnë popullin e Kukësit që të ushtrojë të drejtën e grumbullimit dhe të protestës. Partia ?Zgjidhja? u bën thirrje këshilltarëve të Kukësit që të sillen si përfaqësues të qytetarëve dhe të mos pranojnë urdhrat e Lulzim Bashës dhe të Edi Ramës. Rezistoni dhe mos u frikësoni! Bashkimi i dy partive të vjetra në afera korruptive vetëm sa do të shpejtojë fundin e tyre politik. / CNA.al
Ish-Ministri i Shëndetësisë dhe njëkohësisht kreu i Grupit P...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka treguar se si...
Kryetari i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, Arian...
Dy punonjës të një kompania nafte në Delvinë kanë përfunduar...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Deputetja e Partisë Demokratike në Durrës, Fatbardha Kadiu s...
Skandali i cili ka përfshirë Kishën Katolike është shtrirë e...
Fotoja e fundit që ka shpërndarë Jennifer Lopez në Instagram...
Nëse sapo i keni thënë ‘Po’ propozimit të famshëm, e dimë që...
Ditën e sotme, shkollat në të gjithë Shqipërinë hapën dyert ...
Avokati Altin Goxhaj ka lëshuar akuza të forta kundër kryeta...
Shumë shpejt Capital T do të publikojë një këngë të re.Këtë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Lajmi për martesën e çiftit të njohur Elita Rudi dhe Gjiko p...
Autoriteti rrugor shqiptar ka njoftuar se që nga dita e nesë...
Reperi Majk prej kohësh përflitet për lidhjen e tij me model...
Muajin e kaluar këngëtarja Carrie Underwood zbuloi se ishte ...
Në Shqipëri nisën sot vitin e ri shkollor 480 mijë nxënës të...
Sot ka nisur aplikimi i tarifës për Rrugën e Kombit, por ndr...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën e sigurisë “b...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...