LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi Basha-Trump, histori suksesi për lobistin amerikan

5 Shtator 2018, 13:46, Aktualitet CNA
Takimi Basha-Trump, histori suksesi për lobistin amerikan

Ish-lobisti i Partisë Demokratike në Uashington, Nick Muzin pretendon se takimi mes liderit demokrat Lulzim Basha dhe Presidentit amerikan, Donald Trump në qershor 2017 është një nga arritjet e kompanisë së tij.

Lobisti që më parë ka përfaqësuar Partinë Demokratike në Uashington, Nicolas Muzin ka regjistruar një kompani të re lobimi, në faqen e internetit të së cilës e paraqet takimin midis Bashës dhe Trump si një nga arritjet e ndëmjetësimit të tij.

?Klientët tanë vijnë nga e gjithë bota, duke kërkuar të lidhen me vendimmarrësit në Uashington DC dhe të diskutojnë çështje të rëndësishme,? shkruhet në faqen e internetit të kompanisë. ?Stonington Global është krenare për sukseset tona të fundit,? shtohet aty, duke publikuar disa fotografi nga takimet e realizuara nga kompania ndërmjet klientëve të saj dhe liderëve amerikanë.

Një prej fotove tregon takimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha me Presidentin Donald Trump.

I pyetur nga BIRN, lobisti Muzin refuzoi të komentonte mbi pagesën e bërë nga PD për takimin mes Bashës dhe Trump, duke nënvizuar se ata e mbajnë punën që bëjnë për klientët e tyre konfidenciale.

?Siç mund ta kuptoni, ne e mbajmë konfidenciale të gjithë punën që bëjmë për klientët tanë,? tha Muzin.  ?Por mund t?u them se ne jemi krenarë që kemi përfaqësuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, të cilin e konsiderojmë një yll në rritje dhe lider të ardhshëm të Europës,? shtoi ai.

Partia Demokratike gjithashtu refuzoi të komentonte mbi postimin e kompanisë Stonington Global, duke nënvizuar që marrëdhënia e saj me lobistin Nicolas Muzin kishte përfunduar.

?Partia Demokratike nuk komenton pretendimet e bëra për qëllime marketingu nga kompani dhe persona privatë, të cilat bëhen me qëllim tërheqjen e blerësve për shërbimet që ato shesin,? tha ajo nëpërmjet një zëdhënëseje.

?Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte dhe asnjë kontakt me zotin Muzin që prej qershorit të vitit 2017, kur ka mbaruar kontrata mes tyre,? shtoi ajo.

Basha u takua me Trump gjatë një vizite dy ditore në SHBA në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Pas kthimit në Shqipëri, kreu i  PD-së tentoi ta kapitalizonte pa sukses takimin për mbështetje elektorale.

Kompania Stonington Global është themeluar nga Nick Muzin dhe Joe Allaham. Muzin ka punuar më parë si këshilltar strategjik dhe zëvendës-shef shtabi për senatorin Republikan, Ted Cruz gjatë fushatës së tij për President në vitin 2016.  I edukuar si mjek dhe jurist, Nick Muzin ka punuar gjithashtu si shef stafi i senatorit Tim Scott, kur ky i fundit ishte në pozicionin e kongresmenit. Allaham është një biznesmen hebre i lindur në Damask dhe i lidhur me elitat vendimarrëse në Lindjen e Mesme.

Në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, Stonington Strategies ? kompania paraardhëse e Stonington Global e themeluar nga Muzin, lidhi dy kontrata për përfaqësimin e Partisë Demokratike në Uashington, të cilat kishin si qëllim t?i siguronin takime të nivelit të lartë me administratën amerikane.

Sipas të dhënave të deklaruara në Departamentin e Drejtësisë në SHBA nga Muzin Capitol Partners ? kompania mëmë e Stonington Strategies, kontratat u lidhën nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin ?Biniatta Trade LP? dhe kapnin nje vlerë totale prej 675 mijë USD.

Ndryshe pretendon Partia Demokratike. Sipas raportit vjetor të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo e fundit deklaron se gjatë vitit 2017 në total ka shpenzuar 26.4 milionë lekë në konsulenca, nga të cilat Muzin Capitol Partners ka përfituar vetëm 3.1 milionë lekë (25,000 USD).

Diferenca mes raportimeve të Muzin Capitol Partners në Departamentin e Drejtësisë në SHBA dhe raporteve të dërguara na KQZ nga Partia Demokratike, e shtynë Prokurorinë e Tiranës në nëntor  të hapte një hetim kryesisht ndaj kësaj të fundit për veprat penale të falsifikimit dhe mosdeklarimit-fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, të parashikuara në nenet 190 dhe 257/a të Kodit Penal./Besar Likmeta-Reporter.al

Lajmet e fundit nga