web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pazaret mbi institucionet arsimore/ Mbyllet shkolla e Mifolit

5 Shtator 2018, 08:55, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale denoncimin e një banori nga fshati Mifol i Vlorës.

Në denoncim thuhet se në këtë fshat, drejtoresha e shkollës 9 vjeçare, kërkon ta mbyllë institucionin atë për arsye biznesi.

Sipas denoncuesit, dikush mund të ketë interesa në atë godinë.

Postimi i plotë

Ne Mifol mbyllet shkolla per qellime biznesi te drejtoreshes!

Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb

?Doktor mirdita. Ju uroj shendet te plote. Doja dhe une te ndaja nje shqetesim si qytetar dixhital.Ne fshatin Mifol ne rrethin e Vlores duan te mbyllin shkollen 9vjecare qe eshte aktuale aty. nuk e di ligjin tamam por di qe drejtoresha e shkolles gjithashtu vajz e fshatit do ta mbyll shkollen per arsye biznesi ose personale ju thur banorve lloj lloj rrenash. jam prind i shqetesuar sepse dua qe shkolla te qendroj ketu sepse femijet sido qe tu jepet mesimdhenia ata sa formim e kan mar e kan akumuluar ate. por interesat qe mund te ket dikish na ajo godin nuk i di, do shpresoja qe me zerin tuaj dhe fuqin e shkrimit ta benit publike kete gje mbase sensibilizohen sadopak drejtoresha dhe komunaret e zones. diten e mire faleminderit nese e lexoni dhe falemidnerit nese e postoni. Drita e dituris mbade do coj perpara!? /CNA.al





Lajmet e fundit nga