web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikantëve/ 8 në pranga

5 Shtator 2018, 08:58, Aktualitet CNA

Tetë persona, anëtarë të një bande italo-shqiptare, janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar ?Toëer Bridge?.

Sipas mediave italiane grupi kishte ndërtuar një mekanizëm, ku dërgonte nga Italia drejt Anglisë shtetas shqiptarë ilegalisht, përmes pagesave.

Mes të arrestuarve ka italianë dhe shqiptarë, ndërsa ndalimi i tyre është bërë në Romë.

Ata akuzohen se kanë ndihmuar për emigracion të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh. Në aksionin në fjalë u përfshi edhe Policia Metropolitane në Londër.

Deri më tani nuk dihen detaje nga operacioni në fjalë, si dhe identitetet e personave të arrestuar. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur janë zbuluar raste të tilla të këtyre skemave të trafikimit të klandestinëve.





Lajmet e fundit nga