web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Projektligji për teatrin/ PD "kërcënon" me Gjykatë

2 Korrik 2018, 11:04, Aktualitet CNA

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë për prishjen e teatrit.

Ai ka kundërshtuar sërish qeverinë për projektligjin për prishjen e tij.

Sipas tij, ligji shkel në 7 dispozita kushtetutën si dhe bie ndesh me 3 ligje të tjera.

Alibeaj ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama, se po rrëmben pronën e tjetëkujt, si dhe po bën asgjesimin e vlerave.

Deputeti i opozitës  ka kërcënuar gjithashtu kreun e qeverisë, se do të përballen në Gjykatë për këtë projektligj, duke e cilësuar, si të pandehurin kryesor të kësaj çështjeje. /CNA.al





Lajmet e fundit nga