Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU Thorsten Frei, ka dhënë një intervistë ekskluzive për DW (shqip) në lidhje me vendimin e Brukselit për negociatat me Shqipërinë dhe me Maqedoninë në BE.
Sipas Frei, Këshilli i Bashkimit Europian, nuk ka marrë një vendim përfundimtar për dy vendet, nuk është as ?po? as ?jo.
Intervista e plotë:
DW: Zoti Frei, të enjten ishte parashikuar të bëhej një votim në Bundestag mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë, por nuk u bë, përse?
Thorsten Frei: Si koalicion qeveritar ne në fakt deri të martën donim që, në kuadër të debatit për deklaratën qeveritare të vinim në votë dy mocione për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por kur u pa që Këshilli i BE-së nuk do të merrte vendim, ne e lamë.
DW: Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk e përmendi fare zgjerimin e BE-së në fjalën e saj në Bundestag.
Thorsten Frei: Po, është e vërtetë. Zonja Merkel nuk foli për këtë temë. Meqë nuk pati ujdi me Bundestagun, ajo nuk kishte se si të fliste për negociatat në Bruksel. Në Bruksel u ra dakord se kjo çështje do të jetë sërish në agjendë në vitin 2019, pra, pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Por është e qartë se: Para se qeveria gjermane të japë votën e saj, ajo duhet të ketë një mandat nga Bundestagu gjerman. Pra, ende duhet të votojmë për mocionet tona.
DW: Në Shqipëri opozita e shikon vendimin e Këshillit të Ministrave si një ?Jo?, ndërsa qeveria e kupton si ?Po?.
Thorsten Frei: Nuk është vendimtar Këshilli i Ministrave të Jashtëm, por Këshilli i Bashkimit Europian. Meqenëse ky nuk ka marrë vendim fare, nuk është as ?po?, as ?jo?.
DW: Kur mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit?
Thorsten Frei: Kjo do të varet, jo përpara fundit të vitit 2019. Ne, si grup parlamentar i partive CDU e CSU, do ta kishim mirëpritur qysh tani një vendim për çelje negociatash me kushte. Për Shqipërinë do të kishim qenë dakord për çeljen e negociatave nëse do të ishin përmbushur dy kushte: përfundimi i vetting-ut për 57 gjyqtarët dhe prokurorët më të lartë dhe përmbyllja e reformës zgjedhore. Pra, e thënë më saktë: Konferenca e parë e anëtarësimit do të bëhet vetëm kur zgjedhjet e reja për pushtetin lokal të zhvillohen në bazë të reformës së re zgjedhore të miratuar me konsensus.
DW: Kushtet për Shqipërinë janë të qarta. Po për Maqedoninë? Maqedonia ka marrë shtatë rekomandime tashmë nga Komisioni.
Thorsten Frei: Kjo është e vërtetë. Dhe çdo herë ka ngecur te vota e Greqisë. Prandaj është gjithsesi për t?u njohur fakti që dy qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë tani bënë një përpjekje për ta zgjidhur këtë grindje afro 30-vjeçare për çështjen e emrit Ende nuk është përmbyllur tërësisht. Nevojiten edhe votimet e parlamenteve, në Maqedoni madje kemi përpara edhe një referendum kushtetues. Pra, do të jetë shumë e vështirë, prandaj do të kish qenë mirë që Këshilli i BE-së të dërgonte një sinjal pozitiv te popullsia e Maqedonisë.
DW: A mendoni se do të ketë destablizim të gjendjes në prag të referendumit të shtatorit?
Thorsten Frei: Ky rrezik nuk mund të përjashtohet. Nga ana tjetër ekziston edhe një sinjal i qartë që ky vend ka një perspektivë europiane. Fakti që nuk u morr një vendim për këtë çështje nuk ka të bëjë me Maqedoninë. Sidomos në Francë ekziston opinioni se Bashkimi Europian është i vetë problemi, dhe si i tillë ai nuk mund të jetë i aftë për zgjerim. Por unë jam i mendimit, se premtimi i Selanikut është kryesori dhe se ne orientohemi nga përparimet që ka bërë vendi.
DW: Në shtyp pati së fundi spekulime, se Shqipëria mund të ofrojë strehime për migrantët. Ndërkohë ky lajm është përgënjeshtruar zyrtarisht nga Shqipëria. A ka pasur ndonjë propozim të tillë?
Thorsten Frei: Unë e kam lexuar në gazeta. Politikisht kjo tek ne nuk u diskutua kurrë. Prandaj edhe kam mirëkuptim për vendimin e Shqipërisë për t?i hedhur poshtë këto përfytyrime.
Nuk mund të pritet kurrsesi prej Shqipërisë që të ?sakrifikohet? për këtë çështje. Përse u dashka sakrifikuar? A nuk do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së? Kampet pritëse do të kenë kuptim vetëm jashtë BE-së. Kështu që, bëjmë mirë që zgjidhjen ta gjejmë në vendet e Afrikës së Veriut. DW
Një person i paidentifikuar plagosi me gërshërë dy efektivë ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar...
Kreshnik Spahiu, në një postim në faqen e tij në rrjetet soc...
MBZHR-ja në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian...
Nga Bislim AHMETAJ*Në Kosovë nën terrorin e snajperva dhe ta...
Një 56 vjeçare e sëmurë dhe në kushte të rënda ekonomike rre...
Komisioni për çështjet ligjore është mbledhur ditën e sotme ...
Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal i cili mer...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ishte i ftuar ...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronarin i një subjekti...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Vajzat e showbizit janë gjithmonë në qendër të vëmendjes për...
Deputeti i PD, njëkohësisht ish-ministër i Shëndetësisë, Tri...
Një incident është shënuar ditën e diel në zonën e Golemit g...
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi...
Një shpërthim tritoli ka ndodhur në banesën e një punonjësi ...
Pas përfundimit të ndërhyrjes në autostradën Tiranë-Durrës d...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI 21. mars – 20. prill Marrëdhënia juaj me partnerin ka...
Një grup shkencëtarësh të New Castle University kanë përpilu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...