web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prodhimet e zonave malore/ Hapet konkursi për logon promocionale

2 Korrik 2018, 08:50, Aktualitet CNA

MBZHR-ja në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian, në kuadër të promovimit të produktit shqiptar të prodhuar në zonat malore, shpalli konkursin për përzgjedhjen e logos promocionale, identifikuese të këtyre produkteve. Lançimin e këtij konkursi grafik e bëri të ditur vetë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi gjatë takimit me gratë e fshatit Qelëz, të zonës së Pukës, të qarkut Shkodër. Në këtë takim e pranishme dhe Ambasadorja e Delegacionit Europian në Tiranë, znj. Vlahutin. 

?Sot, jam shumë i gëzuar që të lançoj bashkë me Ambasadoren. Ka qenë një ide e përbashkët, një iniciativë e përbashkët. Dua ta falenderoj përsëri Ambasadoren sepse ka mundësuar dhe financimin, e një logoje, pra e një etiketeje, të një emërtimi, të një logoje dalluese të prodhimeve të zonave malore. Të prodhimeve tipike, tradicionale të zonave, të prodhuara kryesisht nga gratë.? 

?Ne i kemi quajtur ?Zemra e malit?, në mënyrë që konsumatori ta kuptojë që ka të bëjë me një prodhim, prodhuar nga gratë ne zonave të thella malore. Çka, menjëherë të lidh me pastërtinë, me llojin e veçantë të bimësisë së pastër, larg pesticideve që përdoren në këto zona etj.?

Për Ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, znj. Vlahutin, produktet e këtyre zonave duhet të arrijnë qëlliimin të jenë të dallueshme nga të gjithë konsumatorët, duke i dhënë vlerën dhe vendin e duhur. Ajo është shprehur se mjete të tilla të promovimit, janë rruga më e mirë për zhvillimin e këtyre zonave të thella malore, gjë që kërkon një mobilizim kolektiv i të gjithë aktorëve në terren.

?Ne dëshirojmë që t?ju nxjerrim nga kjo situatë, në të cilën ju shisni një kavanoz një fqinji, apo duke improvizuar dyqane apo tregje në rrugë. Ju bëni gjëra, të cilat në fund, nuk ju kthejnë mbrapsh, të gjitha ato që jepni. Pra, ne dëshirojmë t?ju ndihmojnë të rriteni pak nga pak, ku produktet e prodhuara në zonat malore, nga gratë e këtyre zonave malore të jenë të identifikueshme.?

Sipas ministrit Peleshi, këto produkte nën këtë logo promocionale, do të tregtohen në rrjetet e dyqaneve ?Edua?, të cilat po ngrihen me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë. Në Skemën kombëtare të mbështetjes financiare u parashikua një mbështetje për rrjetin e dyqaneve të produkteve tipike, ?EDUA? deri 2 milionë lekë. Natyrisht, këto produkte do të tregtohen dhe në tregjet pranë zonave te tyre të prodhimit.

 

Zbardhja e Plotë

Në Shqipëri, ndonëse është një vend i vogël ka krahina me lloj ?lloj gatimesh të ndryshme, zakone të ndryshme, me festa të ndryshme, me legjenda të ndryshme. Ka prodhime tipike shumë interesante që preferohen, sidomos nga vizitorët që vijnë në zonë. Sot, jam shumë i gëzuar që të lançoj bashkë me Ambasadoren. Ka qenë një ide e përbashkët, një iniciativë e përbashkët. Dua ta falenderoj përsëri Ambasadoren, sepse ka mundësuar dhe financimin, e një logoje, pra e një etiketeje, të një emërtimi, të një logoje dalluese të prodhimeve të zonave malore. Të prodhimeve tipike, tradicionale të zonave, të prodhuara kryesisht nga gratë. Në zonat malore do të kenë në fund të këtij proçesi, këtij konkursi grafik që po shpallim sot, do të ketë dhe etikën apo atë shenjën dalluese, logon dalluese të tyre. Kur këto të dalin në treg, nëpër dyqanet e produkteve tipike, apo në tregjet pranë këtyre zonave të prodhimit, ato do te jenë lehtësisht të dallueshme që janë prodhime mali. Ne i kemi quajtur ?Zemra e malit?, në mënyrë që konsumatori ta kuptojë ka të bëjë me një prodhim, prodhuar nga gratë në zonat e thella malore. Çka, menjëherë të lidh me pastërtinë, me llojin e veçantë të bimësisë së pastër, larg pesticideve që përdoren në këto zona etj. Pra të lidh me cilësinë, një logo që të lidh me cilësinë. Ne, këtë logo duam ta përdorim si element marketingu. Pra, nuk është as një logo origjine, as një logo e cilësisë, në kuptimin e mirëfilltë ligjor të fjalës, por një logo marketingu. Një logo promocionale. Ku do të tregtohen këto prodhime? Këto prodhime do të lejohen të tregtohen pranë zonës, pra në zonën ku janë prodhuar dhe në të gjithë Shqipërinë, në dyqanet që ne po ngremë me shpejtësi dhe që quhen dyqanet e prodhimeve tipike ?Edua?. Ky është emri apo logoja e këtyre dyqaneve. Natyrisht nuk tregtohen dot kudo, sepse psh, në qoftë se kjo shkon në një dyqan apo supermarket, do të duhet të ketë datën e skandencës etj, e cila është e vështirë të përcaktohet. Por, këto prodhime tipike do të tregtohen në dyqanet ?Edua? në gjithë Shqipërinë dhe padyshim pranë zonave që prodhohen.

Romana Vlahutin

Ne dëshirojmë që t?ju nxjerrim nga kjo situatë, në të cilën ju shisni një kavanoz një fqinji, apo duke improvizuar dyqane apo tregje në rrugë. Ju bëni gjëra, të cilat në fund, nuk ju kthejnë mbrapsh, të gjitha ato që jepni. Pra, ne dëshirojmë t?ju ndihmojnë të rriteni pak nga pak, ku produktet e prodhuara në zonat malore, nga gratë e këtyre zonave malore të jenë të identifikueshme. Ashtu siç e tha dhe ministri ky është një mjet marketingu. Nuk është diçka që lidhet me origjinën, apo me cilësinë dhe të dhënat specifike të produktit etj, sepse kjo e komplikon shumë situatën, por ne duam thjesht t?ju ndihmojmë që të vendosni produktin atje ku duhet, në dyqane të specializuara. Pra le t?i bëjmë njerëzit që ta njohin, t?i indentifikojnë prodhimet e zonave malore. Pra kjo është një ambicie modeste, sidomos dhe tani që mbaron projekti, që ju të jeni në gjendje të vazhdoni vetë po të doni. Në qoftë se doni të na bëni ndonjë pyetje, nëse doni të na pyesni për diçka, do të shkojmë të vizitojmë dhe serrat dhe jemi të gatshëm të shkëmbejmë mendimet me ju.  /CNA.al





Lajmet e fundit nga