web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negociatat për BE/ Fleckenstein i "tërheq veshin" qeverisë

2 Korrik 2018, 09:25, Aktualitet CNA

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka organizuar sot një tryezë bisedimesh me Ambasadoren e Be në Tiranë, Romana Vlahutin dhe me Knut Fleckenstein, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Ky takim vjen pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, ku Fleckenstein ndër të tjera tha se Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë, pasi në këtë mënyrë negociatat do vijnë hap pas hapi.

Ndërsa Vlahutin u ndal tek dialogu politik, pasi sipas saj kjo është ajo që do e dërgojë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.

?Shumica duhet të shtrijë dorë gjithmonë, pasi duhet një dialog kombëtar, dhe pa këtë është një procesi i vështirë dhe i pamundur ? thekson Ambasadorja e  BE-së në Tiranë./CNA.al





Lajmet e fundit nga