web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzohet për marrje ryshfeti/ Ndiqet penalisht Guvernatori i Bankës  

2 Korrik 2018, 09:28, Aktualitet CNA

Ndjekje penale për ?institucionalizim të pastrimit të parave?

Guvernatori i bankës qendrore të Letonisë do të përballet me ndjekjen penale si pasojë e përfshirjes në marrje rryshfetesh, pas një hetimi katër-mujor që ka ngritur pyetje të thella rreth sistemit financiar të shtetit anëtar të eurozonës.

Ilmars Rimsevics, një anëtar i këshillit qeverisës të Bankës Qendrore Evropiane dhe guvernator i Bankës së Letonisë për 16 vitet e fundit, u akuzua për marrje rryshfeti pas një hetimi nga agjensia anti-korrupsion e vendit baltik, sipas prokurorit të përgjithshëm të Letonisë, të enjten.

Hetimi i z. Rimsevics përkoi me problematikat e ABLV, bankës së tretë më të madhe të Letonisë, pas akuzës së ngritur nga SHBA për ?institucionalizim të pastrimit të parave?, duke përfshirë ndihmën për financimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Problemet binjake në sektorin financiar të Letonisë detyruan qeverinë dhe rregullatorët në Riga të fillonin një goditje në industrinë e saj bankare offshore, e cila kryesisht merret me klientët nga Rusia dhe shtetet e tjera ish-sovjetike dhe ka qenë prej kohësh e lidhur me pastrimin e parave në masë.

Rimsevics ka mohuar me forcë akuzat, duke argumentuar se këto janë prodhuar nga bankat e pakënaqura në lëvizjet e tij për të rritur transparencën në industrinë bankare jo-rezidente të Letonisë. Vepra e ryshfetit pëson një dënim me burg nga 3 deri në 10 vjet, sipas transmetuesit shtetëror të Letonisë.

Çështja tashmë ka çuar në një shpërthim të padive pasi si Z. Rimsevics dhe BQE e sfiduan vendimin e Letonisë për të pezulluar guvernatorin nga detyrat e tij dhe për të ndaluar atë që të largohej nga vendi edhe para se të akuzohej, duke argumentuar para Gjykatës Europiane të Drejtësisë që kjo në mënyrë efektive e largon nga detyra.

Agjencia anti-korrupsion e Letonisë ka refuzuar të japë detaje mbi rastin kundër z. Rimsevics, duke thënë vetëm se kjo nuk ka të bëjë me një bankë aktualisht aktive në vendin balltik.

Por, kur ajo paraqiti këshillën e saj se z. Rimsevics duhet të ndiqet penalisht javën e shkuar, në një infografik u përfshinë emra si Trasta Komercbanka, huadhënësi i falimentuar që njerëzit e përfshirë në këtë rast kanë thënë se është pas hetimit.

Autoritetet e Letonisë u kanë dhënë bankave të tyre jo rezidente (të ndara nga bankat kryesisht suedeze që dominojnë sektorin e saj të brendshëm) gjashtë muaj kohë për të mbyllur pjesën më të madhe të biznesit të tyre me kompanitë guaskë në përpjekje për të pastruar industrinë pas presioneve të mëdha nga SHBA.

Zyrtarët amerikanë kanë nënvizuar se si Riga ka injoruar paralajmërimet e përsëritura private gjatë viteve lidhur me pastrimin e parave, duke arritur kulmin në vendimin në Shkurt për të thirrur publikisht ABLV, e cila tani është duke u vetë-likuiduar.

Letonia ka shkuar pa përfaqësim në këshillin drejtues të BQE që nga arrestimi i z.Rimsevics më parë këtë vit.

Pas pezullimit të tij nga banka qendrore e Letonisë zëvendësuesja e tij Zoja Razmusa ka marrë pjesë në mbledhjet e këshillit, por nuk është e lejuar të votojë për vendimet, siç ishte njoftimi më parë në qershor mbi planifikimin e thërritjes në kohë të lehtësimit sasior prej 2.4 trilion eurosh në fund të këtij viti.

Skandalet binjake në Letoni kanë ngatërruar BQE-në, e cila nuk pranoi të komentojë. Reputacioni i saj si shefi i mbikqyrjes bankare të Europës është dëmtuar nga besueshmëria e bankave në skajet e Europës, pavarësisht nga krahët e saj mbikëqyrës që nuk kanë përgjegjësi formale për të monitoruar pastrimin e parave./aei.al





Lajmet e fundit nga