Aksioni që vuri në rrezik policinë/ Kush i zbuloi grabitësit e kasafortave
Ai nuk ka qenë një grup grabitësish amatorë, por profesionis...
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës i ka ndezur dritën jeshile kompanisë Transoil Group AG për marrjen me koncesion të tre fushave të naftës në jug të Shqipërisë, pas një tenderi të përndjekur nga akuzat për konflikt interesi dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve.
Nëpërmjet një vendimi të marrë me 19 qershor, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri i ka kërkuar kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol, që të bëjë kërkese në Agjencinë Kombëtare për Burimet Natyrore për pajisjen me licencë marrëveshje të kompanisë Transoil Group AG, për vendburimet Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë.
?Shoqëria Albpetrol Sh.a me shkresën nr.4834 me datë 07.07.2018, ka dërguar në MIE, miratimin e Termave dhe Kushteve Kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure për zhvillimin prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë,? shkruhet në vendimin e firmosur nga ministri Damian Gjiknuri.
?Shoqëria Albpetrol Sha informon së bashku me kompaninë Transoil Group AG, ka negociuar dhe nënshkruar Termat dhe Kushtet Kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure për vendburimin Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë,? shton vendimi
Firmosja e marrëveshjes midis Albpetrol dhe Transoil Group AG, pason finalizimin e një gare të mbajtur më 31 mars nga Albpetrol, ku Transoil Group AG u shpall fitues mes nëntë kompanive ndërkombëtare pjesëmarrëse.
Një investigimin i BIRN i publikuar me 6 qershor, zbuloi se kompania fituese Transoil Group ? e cila administrohet në Shqipëri nga Shefqet Dizdari, ka lidhje biznesi me kompaninë Gazprom Neft në pronësi të gjigandit rus të prodhimit të gazit, Gazprom. Gazprom zotërohet në 50.23 për qind të aksioneve nga qeveria ruse.
Lidhjet e biznesit me kompaninë ruse nuk janë të vetmet pikëpyetje mbi mënyrën se si kompania e naftës, e regjistruar në Zvicër dhe me pronarë të panjohur, u shpall fituese e tenderit për fushat naftëmbajtëse Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë.
Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se në momentin që u hapën ofertat, pagesa e Transoil Group për marrjen e paketës së të dhënave për vendburimet nuk kishte mbërritur ende në llogarinë e Albpetrol. Këto dyshime shtohen edhe nga fakti që gjatë tenderit, vëllai i drejtorit të Albpetrol, Kastriot Bejtaj punonte si drejtues teknik i operacioneve hidrokarbure në fushën e Visokës për llogari të Transoil Group Sh.a ? një konflikt interesi për të cilin ministri Gjiknuri ishte në dijeni.
Kompania Transoil Group Sh.a ka pasur gjithashtu detyrime të mbartura ndaj Albpetrol nga operacionet e saj të mëparshme në fushën e Visokës si dhe ka regjistruar përplasje me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN për shkelje të vazhdueshme të marrëveshjes hidrokarbure.
E pyetur nga BIRN ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka hedhur poshtë akuzat për konflikt interesi, ndërkohë që ka nënvizuar se Gazprom Neft nuk kishte të drejta mbi fushat hidrokarbure në Shqipëri.
Nëpërmjet vendimit të datës 19 qershor ministri Gjiknuri ka kërkuar nga AKBN që të përgatisë Licensë Marrëveshjen për tre fushat e naftës me kompaninë Transoil Group AG. Për të hyrë në fuqi kjo marrëveshje duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ai nuk ka qenë një grup grabitësish amatorë, por profesionis...
Moderatori Arjan Çani është ftuar mbrëmjen e sotme në emisio...
“Qeveria po largon investitorët e huaj që të investojë parat...
Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë po i japin dor...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një lumë akuzash nd...
Një grup trafikantësh në përbërje të të cilit ishin shtatë s...
Dy drejtuesit e grupeve parlamentare të opozitës, përkatësis...
Turi i llogaridhënies publike që këtë fundjave pritet të zba...
Sot pasdite, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se Gj...
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës kanë shkaktuar një sërë...
Pas projekt-ligjit që pronarët e televizioneve private në ba...
Një biznesmen që aktivitetin e tij e ka të lidhur me Portin ...
Marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk n...
Çështja e Kosovës e ka ndarë në dysh skenën politike në Serb...
Violeta Donaj nuk i ka përmbajtur dot lot, ndërsa rrëfeu par...
Ditën e sotme policia e Tepelenës ka gjetur dhe asgjësuar 66...
Në këtë legjislaturë shumica e seancave të Kuvendit kanë për...
Aksidentet rrugore vijojnë të jenë ndër shkaktarët kryesorë ...
Kreu i PD-së, ka lëshuar alarmin se Gjermani nuk do ta mbësh...
Ditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha ka fajësuar qeverinë p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...