web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panik në rrugë/ Flakët mbulojnë makinën gjatë ecjes

12 Maj 2018, 09:04, Aktualitet CNA

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje, gjë e cila ka sjellë djegien totale të saj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Sauk-rrethrrotullimi TEG-ut në Tiranë. Të njëjtat burime thonë se shkak zjarrit në makinë dyshohet një shkëndijë elektrike, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet, F.P ka arritur të zbresë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime.

Njoftimi i polcisë:
Më datë 12.05.2018, rreth orës 10:10, në segmentin rrugor Sauk-rrethrrotullimi Tegut, mjeti me targë AA 542 SN, me drejtues shtetasi F. P., ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ku për pasojë mjeti është djegur plotësisht. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga