LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-denoncimi/ Masakra në plazhin e Durrësit

12 Maj 2018, 09:21, Aktualitet CNA
Video-denoncimi/ Masakra në plazhin e Durrësit

Vijojnë denoncimet nga qytetarë të ndryshëm digjitalë, në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon punimet në plazhin e Durrësit, me vendim të kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako.

Postimi i plotë i Berishës:

Miremengjes nga plazhi Durresit i masakruar nga Gjushi yt o Piktor Deshtak!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

?Pershendetje doktor. Shpresoj te jeni mire. Po ju dergoj nje video te xhiruar ne plazhin e Durresit, stacioni i pare ne Agip. Vangjush betonierja vazhdon masakren e tij te pameshirshme ndaj ketij qyteti. Masaker te cilen as armiku me i eger nuk do ta kishte bere ndaj ketij qyteti. Tonelata betoni duke uzurpuar dhe reren e detit as nuk eshte pare e as degjuar ne vendet e botes se trete e jo me ne zemer te Europes.Fatkeqesisht vlen ende shprehja cdo popull meriton qeverine qe ka por c’faj kane femijet tane qe te paguajne histerine kolektive te nje brezi te humbur.? /CNA.al

LEXO EDHE:  Rritja e çmimit të naftës/ Berisha paralajmëron protestë

Lajmet e fundit nga