web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacion i gjerë antidrogë/ Kapen 1 ton kanabis, në pranga 19 persona

12 Maj 2018, 09:29, Aktualitet CNA

Pas operacionit të gjerë të Krimeve të Rënda në të gjithë vendin, kundër trafikantëve të drogës, operacion i cili çoi në pranga disa persona, pritet që në Drejtorinë e Policisë të mbahet një konferencë për shtyp.

Burime nga Krimet e Rënda bëjnë me dije se nga ky operacion janë arrestuar 14 persona në qytete të ndryshme ë vendit, ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar jashtë kufijve tanë. Mes të arrestuarve është edhe një femër.

Po ashtu bëhet me dije se nga ky operacion i gjerë i policisë, është kapur një sasi prej 1 ton drogë e llojit kanabis sativa, me destinacion Turqinë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga