Kulluri i përgjigjet Kadillit: Tjetër mendon e tjetër bën
Edvin Kulluri, një nga koordinatorët në Partinë Demokratike,...
Fundjava në veri të Mitrovicës nuk ka kaluar e qetë. Qytetarët e pjesës veriore, posaçërisht ata shqiptarë, janë ndjerë të shqetësuar pas një varg incidentesh që kanë ndodhur në fundjavë.
Kështu burimet policore, të cituara nga “Zeri.info” raportojnë se të shtunën, rreth orës 21:00, një bombë është hedhur në restorantin “Simonida” që ndodhet në afërsi të Banjskës së Zveçanit, aty ku të premten qëndori Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën.
Bomba është hedhur në kuzhinën e restorantit dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Policia në veri ka thënë se nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ende nuk ka të dyshuar për këtë rast.
“Nuk ka të lënduar, dëmet janë bërë në kuzhinën e restorantit. Aktualisht janë duke u zhvilluar hetimet për këtë rast”, ka thënë kapiten Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri.
Mediet kanë mësuar se në afërsi të restorantit “Simonida” zhvillohen dy biznese me veprimtari të ndryshme, njëri që drejtohet nga një serb dhe tjetri që drejtohet nga një shqiptar dhe se qëllimi ka qenë të dëmtohen këto dy biznese.
Sipas medieve (Metro) Zhivota Miladonoviç është pronar i njërit prej këtyre bizneseve. Ai ka kontratë me shtetin kosovar për t’i furnizuar veturat e Policisë me karburante.
Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës nuk figuron i regjistruar biznesi me këtë emër, edhe pse ky i fundit ka lidhur kontratë më shtetin.
Sidoqoftë, nuk konfirmohet nëse sulmi të jetë i lidhur me veprimtarinë e tij, mirëpo besohet se sulmi me bomba në drejtim të këtyre dy bizneseve është bërë me qellim për t’i shantazhuar personat që drejtojnë bizneset, komentn “Zeri.info”.
Sipas “Metro”, restaurantin e mbante në punë një shqiptar me emrin Besim Hyseni, i cili njihet me nofkën “Kaça”, dhe është në kërkim të Policisë.
“Kaça’ që kërkohet nga Policia për kontrabandë nga Serbia dhe po fshihet në veri të Mitrovicës, lokalin e mbante me muzikë live dhe valltare serbe. Arrestimi i këtij njeriu, është bërë i pamundur për shkak të lidhjeve që ka me Policinë në veri”, thuhet në raportin e gazetës “Metro”, bazuar në burimet e veta nga veriu.
Të shtunën në orët e hershme të mëngjesin, dy policë serbë të Policisë së Kosovës janë rrahur mes vete në një kafene në veri të Mitrovicës.
Njëri prej policëve ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa polici tjetër është duke u mbajtur në Polici dhe atij i është caktuar masa e suspendimit prej 48 orësh.
Ngjarja ka ndodhur në kafenenë “Djura Jakshiq” në veri, shkruan “Zëri”.
Një incident tjetër ka ndodhur pas përfundimit të konferencës me gazetarë që ka mbajtur Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në “Lagjen e Boshnjakëve”, pasi që Gjuriq kishte përuruar objektin banesor të ndërtuar me mjetet e Qeverisë së Serbisë, e ku do të strehohen 20 familje serbe, 12 çifte të kurorëzuara për më shumë se 10 vjet, si dhe 8 familje serbe që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.
Tre persona kanë sharë dhe fyer drejtorin e Zyrës për Kosovën, si dhe gjithashtu kanë kërcënuar një gazetar serb të Radio Beogradit dhe një tjetër gazetar të portalit “Kossev”. Këta të fundit kanë thënë se njëri prej personave fliste shqip, derisa po kërcënonte gazetarët e mbledhur serbë në konferencën e Gjuriqit. Sipas tyre, ata janë përpjekur që t’i afrohen kolonës në të cilën ndodhej Gjuriq.
Edvin Kulluri, një nga koordinatorët në Partinë Demokratike,...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Një gjykatë belge dënoi të hënën me 20 vjet heqje lirie të d...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ftua...
Pas kritikave të shumta për gjendjen e keqe në pajisjen e us...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka pritur në një takim z...
Pas një takimi disa orësh me kryeministrin e Belgjikës, Char...
Më shumë se 40% e popullsisë shqiptare ka emigruar. Në këtë ...
Ivan S. 43 vjeç nga Beogradi dhe Zoran J. 48 vjeç nga Kurshu...
Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e nënçmuar p...
Majlinda Bregu është zgjedhur sot në një detyrë të lartë ekz...
Që prej sot, një shqiptare do të jetë zyrtare e lartë e Bash...
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu është zgjedhur Sek...
Nard Ndoka, me një traktat politik siç i ka hije një meditim...
Artur Zheji shkruan se lideri i PD, Lulzim Basha është i paa...
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka filluar të bëhet gjithnjë e m...
Sekretarja e marrëdhënieve me publikun në Partinë Demokratik...
Kryetari i Komisionit për Europen në Bundestagun gjerman, Gu...
Gjyqtarja Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...